1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Tri politikane me origjinë turke në kryesinë e CDU-së

Ndikimi i emigrantëve në politikën gjermane po rritet. Shembulli i fundit është CDU-ja: Tri politikane me origjinë turke u zgjodhën në krye të kësaj partie.

Source News Feed: EMEA Picture Service ,Germany Picture Service Volker Kauder, parliamentary floor leader of the Christian Democratic Party (CDU) delivers his speech at the annual party meeting in Hanover, December 5, 2012. REUTERS/Fabian Bimmer (GERMANY - Tags: POLITICS)

CDU Parteitag 05.12.2012

Çem Özdemir, kryetar i partisë ekologjiste, apo ish-deputetja socialdemokrate e parlamentit gjerman, Lale Akgün, njihen në Gjermani. Të dy janë ndër politikanët e parë me origjinë të huaj, të cilët kanë bërë emër edhe përtej kufijve të ngushtë të komunitetit të tyre të origjinës. Por ka kohë që ato nuk janë më një fenomen i veçantë. Numri i politikanëve me sfond migracioni po rritet në mënyrë të vazhdueshme vitet e fundit në Gjermani. Ky zhvillim u konstatua edhe në kongresin e Unionit Kristiandemokrat (CDU) në Hanover.

Niedersachsens Sozialministerin Aygül Özkan sitzt am 04.12.2012 beim 25. Bundesparteitag der CDU in Hannover (Niedersachsen) im Plenum. Foto: Jochen Lübke /dpa

Aygül Özkan

Tri politikane me prejardhje turke kanë hyrë në organet më të larta të partisë, më shumë se kurrë më parë në historinë e CDU-së. Politikanja rajonale nga Berlini, Emine Demirbüken-Wegner, është gruaja e parë me sfond migracioni, që zgjidhet në presidium nga delegatët e kongresit. Përveç saj edhe dy politikane të tjera me origjinë turke janë në kryesinë e CDU-së, Aygül Özkan, ministre e Çështjeve Sociale në Saksoninë e Poshtme dhe Serap Güler, deputete në parlamentin e Renanisë Veriore-Vestfalisë.

Serap Güler Landtagsabgeordnete CDU Zum Pressebild auf der Seite keine weiteren Angaben Infos unter: http://www.serap-gueler.de/persoenlich/politische-ziele

Serap Güler

Shenjë integrimi

Ky zhvillim ia vlen të përmendet, meqë CDU është një parti, së cilës votuesit me prejardhje migrantësh i rrinë larg. Në vitin 2009 sipërmarrja berlineze për hulumtimin e tregut "Data 4 U" bëri një sondazh me rreth 3000 qytetarë me origjinë turke. Një e treta e tyre kishte pasaportë gjermane, pra kishin të drejtë vote. Vetëm 10 për qind e të anketuarve kishin votuar për kristiandemokratët. Shumica më e madhe kishin zgjedhur socialdemokratët (55 për qind), apo të Gjelbërit (23 për qind).

Shifra të tilla kanë qenë alarmante për Unionin Kristian Demokrat, thotë politologu Gerd Langguth i Universitetit të Bonit, i cili ka qenë dikur vetë deputet i CDU-së në Bundestag. Zgjedhjen e tri politikaneve me origjinë turke në forumet drejtuese, ai e sheh si një shenjë të ndryshimit në parti. "Zonja Merkel e dëshiron këtë ndryshim. Dhe unë mendoj se ky ndryshim nuk është i rastit." Pas tij fshihet pa padyshim një strategji fushate, thotë Langguth, por edhe më shumë se kaq. "Kjo është sigurisht një çështje fundamentale, pasi ne kemi disa milionë qytetarë me origjinë turke në Gjermani, të cilët duhet edhe të integrohen në sistemin politik të Republikës Federale të Gjermanisë. Deri tani CDU ka këtu një problem të madh, sepse konsiderohet si parti, që e sheh si problematik anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian." Me emigrantët në udhëheqjen e partisë ata duan të japin një shembull për integrimin, thotë politologu nga Boni. Por suksesi individual i emigrantëve në një parti varet natyrisht edhe nga angazhimi i tyre brenda një organizate", thotë Langguth.

Die Berliner Staatssekretärin für Gesundheit, Emine Demirbüken-Wegner (CDU) aus Berlin, aufgenommen am 04.12.2012 beim 25. Bundesparteitag der CDU in Hannover (Niedersachsen). Demirbüken-Wegner soll ins Präsidium der CDU aufrücken. Foto: Bernd von Jutrczenka/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++

Emine Demirbüken-Wegner

Jo vetëm tema "migrantësh"

Politikani e re e CDU-së Serap Güler e vlerëson politikën e integrimit të partisë së saj dhe i referohet krijimit të ministrisë të "Integrimit" në Renaninë Veriore-Vestfali. Kjo ka ndodhur në vitin 2005, kur kristiandemokratët ishin në pushtet në këtë land gjerman. Edhe iniciativa për Konferencën Islamike, një forum për dialogun midis myslimanëve dhe të krishterëve në Gjermani, vjen nga CDU-ja. Güler vetë do të merret me "çështjet e nxehta", të tilla si futja e dyshtetësisë për emigrantët, që duan të kenë një pasaportë gjermane, pa pasur nevojë të heqin dorë nga pasaporta e vjetër: "Ky është një proces, të cilit ne duhet t'i përkushtohemi dhe që sigurisht do të na marrë shumë kohë. Por unë jam shumë e bindur se CDU-ja do të gjejë një zgjidhje për këtë", thotë ajo.

Emine Demirbüken-Wegner shton se edhe tema të tjera, që preokupojnë njerëzit me sfond migracioni, nuk duhen lënë pas dore: "Në qoftë se ne nuk ballafaqohemi me problemet e rëndësishme si papunësisa dhe arsimi, njerëzit do të mendojnë, se ato nuk i interesojnë aspak partisë", thotë ajo.