1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjykata Speciale e Kosovës: Akuzat të mundshme pas 7 ditësh

28 Qershor 2017

Kosovë: Hyn në fuqi rregullorja Rregullorja e Procedurës dhe e Provave e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Deklarata e kryetares Ekaterina Trendafilova: Kjo rregullore është në përputhje me kushtetën.

https://p.dw.com/p/2fadf
Bosco Ntaganda Prozess ICC Den Haag 10.01.2014 Trendafilova
Fotografi: Reuters

Pas shqiptimit të Aktvendimit të dytë të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën (28.06), Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, deklaroi: "Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese konstatoi se Rregullorja e Procedurës dhe e Provave është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ky vendim është i rëndësishëm për institucionin tonë në shumë aspekte." Ajo nënvizon në deklaratën e saj, se vendimi i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese garanton se Rregullorja përfshin standardet më të larta të të drejtave të njeriut. Së dyti, me miratimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave, Dhomat e Specializuara mundësojnë një sistem të fortë për mbrojtjen e individëve të cilët mund të jenë të rrezikuar për shkak të pjesëmarrjes së tyre në procedura para Dhomave të Specializuara. Së treti, me hyrjen në fuqi të Rregullores, pas shtatë ditësh nga dita e sotme nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar."

Në maj të vitit 2015, kryeprokuror i posaçëm i Gjykatës Speciale u emërua David Schwendiman, nga SHBA-ja. Ideja për themelimin e Gjykatës Speciale, apo siç tashmë është emërtuar me ligj nga Parlamenti i Kosovës si "Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar", doli pas një rezolute në Këshillin e Evropës, që kërkonte hetime mbi supozimet e senatorit zviceran Dick Marty, i cili pretendonte se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte dhe kanë trafikuar organe të serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.