1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tregu i punës në Gjermani preket nga kriza, por ...

Rolf Wenkel4 Janar 2013

Ekspertët thonë se kjo krizë nuk është tepër e rëndë, ndërsa CDU-ja flet për mundësinë e punësimit të plotë në Gjermani.

https://p.dw.com/p/17Cyt
Menschen gehen am 24.01.2012 in Hannover an einem Schild der «Agentur für Arbeit» vorbei. Am 03.01.2012 präsentiert die Bundesagentur für Arbeit in Nürnberg die Arbeitsmarktzahlen für den Monat Dezember. Foto: Julian Stratenschulte
Symbolbild ArbeitsmarktFotografi: picture-alliance/dpa

Të dhënat e mira për gjendjen në tregun e punës janë të domosdoshme për koalicionin qeveritar, në vitin e zgjedhjeve parlamentare. Një qeveri, e cila prezanton të dhëna pozitive nga tregu i punës, ka gjasa shumë më të mira të rizgjidhet edhe për një mandat tjetër. Kjo është e mirë edhe për ekonominë, sepse do të thotë se qytetarët kanë më shumë para në portofole dhe se mund të shpenzojnë e udhëtojnë më shumë. Kjo do të thotë se i kanë punët më mirë edhe autoritetet fiskale, shërbimet e sigurimit dhe autoritetet e shtetit.

Por tregu i punës kohët e fundit ka shënuar rënie. Në nëntor kishte 41, 9 milionë të punësuar. Kjo do të thotë se numri i të punësuarve në krahasim me një vit më parë është shtuar me 0,6 % , por këto të dhëna në fillim të vitit 2012 ishin shumë më të mira se një vit më parë, që do të thotë se rritja ka qenë më e dobët sesa që ishte parashikuar.

Stanjacion sa i përket bumit në tregun e punës

Një vlerësim të ngjashëm jep edhe Agjencia Federale e Punës. Si të papunë ishin të regjistruar në dhjetor 2,84 milionë, pra 88.000 më shumë se në nëntor dhe 60.000 më shumë se një vit më parë. Kjo do të thotë se në Gjermani është shtuar numri i të papunëve gjatë nëntë muajve të fundit. "The German Job Miracle", pra mrekullia e tregut të punës në Gjermani, siç e ka quajtur New York Times, ka nuk është bërë realitet.

Megjithatë tregu gjerman i punës, sipas shumë ekspertëve, në krahasim me vendet e tjera, është shumë i qëndrueshëm. Holger Schäfer, ekspert i tregut tëpunës nga Instituti i Ekonomisë Gjermane, thotë se për këtë ka disa arsye: "Nga njëra anë pavarësisht nga kriza në 2009, ne kishim një zhvillim solid koninkturor. Kjo ka ndihmuar", i tha Schäfer DW-së. Dhe nga ana tjetër, po ndihmon edhe demografia. Oferta e krahut të punës në tregun e punës ka rënë, sepse ka më shumë moshuar, që dalin nga tregu i punës, se sa të rinj që punësohen në të. "E ç'është e rëndësishme të theksohet: ne po korrim tani rezultatet e reformës së qeverisë Schröder, Agjenda 2010, e ka bërë më të aftë për rendimente dhe më fleksibël tregun tonë të punës", thotë Schäfer.

Vet qeveria e socialdemokratit Gerhard Schröder nuk mundi të përfitojë nga masat që ndërmori në kohën e saj, por numri i të punësuarve është shtuar pas reformës së socialdemokratëve "Agjenda 2010". Edhe në vitin e krizës, në vitin 2009 kur ekonomia gjermane shënoi një rënie prej pesë për qind, punësimi në Gjermani mbeti në një nivel shumë të lartë. Shumë sipërmarrje kanë përdorur formulën e punësimit me orar të shkurtuar, sepse kanë qenë të vetëdijshme që punëtorët me kualifikim të nivelit të lartë duhen mbajtur në punë, thonë ekspertët. Ato e kanë parashikuar një ripërtëritje të shpejtë të koninkturës.

A mund të arrihet punësimi i plotë?

Nuk është ndonjë befasi, thotë Holger Schäfer, që pavarësisht nga kriza edhe në vitin 2013 të shohim me optimizëm: "Ne presim që gjatë këtij viti ndoshta të rritet pak numri i të papunëve. Por kjo rritje me siguri që nuk do të jetë dramatike". Mesatarja e të papunëve në Gjermani gjatë vitit 2012 ishte rreth 2,9 milionë. Gjatë këtij viti do të rritet në maksimalisht tre milionë. "Kjo do të thotë se gjatë këtij viti mund të kemi madje një rritje të vogël ekonomike", thotë ai.

Sekretari i përgjithshëm i kristiandemokratëve, CDU, Hermann Gröhe flet madje për mundësinë që në një të ardhme jo të largët në Gjermani të mos ketë të papunë. Ai pohon se ky është edhe qëllimi që duhet të arrihet në mandatin e ardhshëm.

Edhe eksperti Schäfer mendon se kjo është e arritshme. "Kjo është e mundur", pohon ai duke shpjeguar, se sipas ligjeve ekonomike, punësimi i plotë është arritur atëherë kur përqindja e papunësisë bie në 3 -4 %. Papunësia zero nuk mund të arrihet kurrë, shton ai. Ky nivel prej 3-4 % të papunësh është arritur në disa rajone të Gjermanisë. Ndërkohë që përqindja e përgjithshme prej 6 apo shtatë përqind, nuk është larg këtij synimi.

Ein Passant geht am Montag (04.01.2010) am Schaufenster des Jobcenters der Bundesanstalt für Arbeit entlang. Am Dienstag (05.01.2010) werden die Arbeitsmarktzahlen für den Monat Dezember 2009 veröffentlicht. Foto: Carsten Rehder dpa/lno
Fotografi: picture alliance/dpa