1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

"Tregu gjerman i punës hapet vetëm për punësim të ligjshëm"

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffmann, deklaroi, se azilkërkuesit me motive ekonomike nuk kanë akses në tregun gjerman të punës, ata do të kthehen.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffmann, deklaroi të hënën (14.09) se “Gjermania do të hapë tregjet e saj të punës për ata që vijnë nga Ballkani Perëndimor kërkojnë punë dhe lidhin kontrata pune. Ndërsa azilkërkuesit me motive ekonomike nuk kanë akses në tregjet gjermane të punës dhe do të kthehen”. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë prezantimit në Qendrën Rinore të Tiranës, të studimit “Rinia shqiptare 2015”, mbështetur nga zyra në Shqipëri e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert

Apeli gjerman për rininë shqiptare: mbani zgjuar interesin për BE

Edhe pse ka një rritje të konsiderueshme të valës së të rinjve dhe të rejave për të emigruar në vendet e BE, SHBA, Australi dhe Kanada, mbështetja e publikut ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE mbetet nga më të lartat në Ballkanin Perëndimor edhe pse vitin e kaluar ajo pësoi një rënie prej 7%. Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare shkaqet e rënies janë papunësia, varfëria, niveli i ulët i zbatimit të ligjit, niveli i lartë i korrupsionit, humbja e shpresës dhe rënia në dëshpërim. Ambasadori gjerman në Tiranë Hoffmann e cilësoi dëshirën për t'u larguar nga Shqipëri atë rinisë, një nga gjetjet e studimit “Rinia shqiptare 2015", shumë shqetësuese për përparimin e vendit dhe anëtarësimin e tij në BE

“Mbani zgjuar interesin tuaj për BE-në, pasi 87 % e të rinjve dhe të rejave në Shqipëri janë pro BE-së. Apeli im është mos e lini Shqipërinë pasi nuk ka emigrantë ekonomikë. Të gjithë do të kthehen”, iu drejtua ambasadori Hoffmann sot të rinjve dhe të rejave pjesëmarrëse në prezantimin e këtij studimi.

Ambasadori Hoffmann theksoi se “në tregjet gjermane të punës nuk mund të hyhet përmes procedurave të aplikimit për azil, pasi kështu nuk mund të keni akses në këto tregje”.

Arsimi profesional - çelës për punësimin e rinisë dhe rritjen ekonomike

Zhvillimi i arsimit professional, ringjallja e zejeve, e zanateve, e ndërrmarjeve të vogla artizanale - të lëna krejt pas dore, për më shumë se dy dekada të tranzicionit të vështirë të Shqipërisë drejt ekonomisë së tregut të lirë - konsiderohen si çelës për punësimin e rinisë dhe uljen e valës së largimit të saj nga Shqipëria. Qeveria e Shqipërisë e vlerëson arsimin professional si prioritet të prioriteteve jo vetëm për hapjen e vendeve të reja të punës, por edhe për një rritje të qendrueshmë ekonomike. Në përpjekjet e saj për t'í dhënë jetë këtij prioriteti ajo ka lançuar një Strategji Punësimi dhe Kualifikimi Profesional shumë inovative dhe premtuese për periudhën 2014-2020, ku në qendër është reformimi i arsimit dhe formimit professional të të rinjve. Risia e kësaj strategjie është kombinimi i burimeve të qendrave të formimit profesional me shkollat e Arsimit dhe Formimit Profesional për të ofruar shërbime kualifikimi dhe produkte, që kërkohen nga kompanitë dhe që u ofrojnë të diplomuarve mundësi të mira punësimi. Bashkëpunimi intensiv me kompanitë përputhet me situatën shqiptare, ku është emergjent punësim i rinisë. Në realizimin e kësaj strategjie Gjermania është një ndër mbështetëset më të fuqishme të Shqipërisë. Prej dy vitesh është duke u zbatuar një program bashkëpunimi gjermano-shqiptar në fushën e punësimit dhe të Arsimit e Formimit Profesional (AFP) me titullin: “Arsimi dhe Formimi Profesional i përshtatshëm për tregjet kombëtare dhe europiane të punës”. Ai përfundon vitin e ardhshëm dhe synon të mbështesë cilësinë e AFP-së në sektorë dhe rajone të përzgjedhura që, si të rriturit ashtu edhe të rinjtë, që kryejnë kurse trajnimi, të jenë të aftë të punësohen në tregjet kombëtare dhe europiane të punës. “Shqipëria ka nevojë më shumë për arsimin professional dhe duhet të bëjë një progres të menjëhershëm në këtë drejtim. Shqipëria ka potenciale dhe mundësi të panumërta për arsimin profesional”, tha në Tiranë, ambasadori gjerman Hellmut Hoffmann.

DW.COM