1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tregu dhe çmimi i telefonisë celulare

Çmimet e telefonisë celulare në Shqipëri ndodhen në mesataren e vendeve të rajonit, por ende mjaft të larta në raport me çmimet në vendet e BE-së. Hyrja në treg e operatorit të katërt pritet të ulë tarifat në masën 10 %.

default

Në çdo 100 banorë të Shqipërisë, ka 130 telefona celularë. Shifra është zyrtare e marsit të këtij viti dhe vjen nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postave Drejtori i këtij autoriteti, Pirro Xhixho, thotë për Deutsche Welle-n se kjo shifër është jo vetëm tregues i dëshirës së shqiptarëve për të komunikuar por edhe i tarifave të përballueshme, që ofron tregu i telefonisë celulare në Shqipëri.

Futja, këtë muaj në tregun e telerfonisë celulare të operatorit të katërt, kompanisë shqiptare “Plus communication” krahas tre operatorëve të tjerë AMC, partnere e Deutsche Telecom-it, kompanisë britanike dhe asaj turke Eagle Mobile dhe Vodafonit, do të ndikojë në uljen e mëtejshme të tarifave. "Prania e një operatori të katërt në treg sjell një alternativë plus. Ligji i tregut është sa më shumë konkurrentë aq më mirë u shërbehet konsumatorëve, aq më shumë alternative shërbimesh ofrohen dhe pa dyshim kjo shkon edhe në dobi të çmimit,” thotë Piro Xhixho .

Tregu, publiku dhe çmimet

Shpresat për funksionimin e këtij ligji dhe uljen e çmimit janë të lidhura me një treg, që filloi të funksionojë në vitin 1996 me AMC, operatorin e parë kombëtar të telefonisë celulare. Sot ky treg numëron më shumë se 4 milion abonentë me tarifa çmimesh që kanë ardhur në uljeve nga ndërhyrjet e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postave.

Raporti i këtij viti i AKEP-it tregon se çmimet janë ulur me 40% në krahasim me vitin 2008. Një konsultim i këtij autoriteti më operatorët e telefonisë celulare, me publikun dhe grupet e interesit, që mbyllet në fund të këtij muaji, synon uljen e mëtejshme të tarifave. Në konsultim do të paraqitet modeli i llogaritjes së kostos në telefoninë celulare që ka ofruar palës shqiptare kompania britanike e konsulencës Inter Connection Communication.

Duke treguar qëllimin e këtij konsultimi, Z.Xhixho vë në dukje: “ Ky konsultim bëhet për të marrë feedback-un e fundit nga aktorët e tregut, që më pas të kalojmë në fazën e implementimit të këtyre dy modeleve, pasi AKEP-i ka kompetencat ligjore që të detyrojë operatorët të ofrojnë shërbime jo shumë mbi kosto,por rreth 17%. Mbi këtë bazë kompanitë duhet të vendosin çmimet.”

Duke aplikuar këtë model të llogaritjes së kostos kombinuar me hyrjen në treg të operatorit të katërt “ Plus Communication” pritet që vitin e ardhshëm çmimet të ulen më10% dhe do të arrijnë në një ulje prej 60% në 2013.

Shoqata e konsumatorëve: Çmimet shumë më të larta se kostot

Por Zyra për mbrojtjen e konsumatorëve mendon se çmimet duhet të ulen pa humbur kohë pasi janë shumë të larta. “Çmimet janë shumë mbi koston. Investimet tanimë janë bërë të vjetra dhe e kanë nxjerë koston e tyre. Numri i madh i abonentëve me çmimet e shërbimerve, u sjellin fitime të jashtëzakonshme ,” thotë Altin Goxhaj, Drejtor i kësaj zyre.

Shqipëria dhe rajoni

Por tarifat aktuale të telefonisë celulare në Shqipëri nuk janë jashtë vëmendjes së BE. Kompania Cullen International është kompania që ofron të dhëna për autoritetert përkatëse të BE lidhur me nivelin e këtyre tarifaver. Në bazë të tyre Shqipëria është klasifikuar si një vend ku këto tarifa janë në nivel mesatar në raport me rajonin e Ballkanit .“Çmime më të larta se Shqipëria ka Turqia dhe Bosnjë- Hercegovina. Kurse më të lira i ka Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Serbia. Ndërsa Kroacia është me trafik abonentësh më të ulët se Shqipëria,” thotë Z.Xhixho

Marrë veshje për monopol çmimesh?

Drejtori i AKEP-it përjshton çdo gjasë për marrëveshje mes operatorëve në Shqipëri të telefonisë celulare për të mbajtur çmime të larta apo çmime monopol.

Argumenti i tij kryesor është konkurrenca mes vetë operatorëve për t'ë fituar terren në treg dhe marrë sa më shumë abonentë. "Nuk mund të ketë marrë veshje. Hyrja e operatorit të katë rt heq çdo mundë si, trondit pë rfundimisht zotë rimin e tregut nga një politike dypolë she ose monopoli në çmime"

3G në Shqipëri - Rrezik për krijim monopoli

Por një tender, që qeveria e Tiranës ka hapur për të ofruart me 12,5 milion euro licensën e shërbimit të njohur si G3 rrezikon të krijojë një monopol. Në tender pritet të marrin pjesë 4 operatorët e telefonisë celulare, por vetëm njëri prej tyre do ta fitojë atë. Altin Goxhas nga Zyra për mbrojtjern e konsumatorit.

Kështu do tëe krijohet një monopol në tregun e telefonisë celulare që do të dëmtojë konsumatorët, do të diskrinimojeë qindra mijra prej tyre që nuk to tyë kënë shërbimin 3G. Nga ana tjetër Shqipëria po mbetet përherë prapa në fushën e teknologjisë së shërbimeve që ofron telefonia celulare. Gjermania apo aplikon tani 4G kurse në Shqipëri ende diskutohet për licensën 3G!”

Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorëve po përgatit një peticion drejtuar qeverisë që licensën 3G të mos ia japë vetëm njërit prej 4 operatorëvë të telefonisë celulare.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 16.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PDgt
  • Data 16.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PDgt