1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tregtia botërore e armëve vazhdon të rritet

21 Shkurt 2017

Periudha e shtensionimt politik ka marrë padyshim fund. Dekadën e fundit eksportet e armëve janë rritur mënyrë të vazhdueshme. SHBA-ja dhe Rusia sërish në krye.

https://p.dw.com/p/2XxO1
Symbolbild Waffenexporte Deutschland Panzer
Fotografi: Ralph Orlowski/Getty Images

Një çerek shekulli pas përfundimit të Luftës së Ftohtë tregtia botërore e armëve është rritur ndjeshëm. Sipas raportit të fundit të Institutit ndërkombëtar për Kërkime për Paqen SIPRI, me seli në Stokholm, eksporti i armëve në pesë vitet e fundit ka arritur volumin e tij më të madh që nga viti 1990. Në periudhën 2012 - 2016 eksporti i armëve ka qenë 8.4 për qind më i lartë se në periudhën 2007 - 2011.

Eksportuesit më të mëdhenj janë sipas SIPRI-t SHBA-ja, e cila zë 33 për qind të tregut botëror të armëve dhe Rusia me 23 për qind. Në vendin e tretë renditet Kina me 6.2 për qind. Eksportet nga Kina janë rritur në këtë periudhë me 74 për qind.

Symbolbild Deutschland Waffenexporte
Fotografi: Philipp Guelland/AFP/Getty Images

Gjermania shet më pak armë

Eksportet e armëve nga Gjermania kanë rënë - sipas këtij raporti - gjatë pesë viteve të fundit me 36 për qind, pavarësisht një kulmi në vitin 2016. Gjermania renditej në vitin 2011 e treta ndër eksportueset e armëve në botë, kurse tani është në vend të pestë pas Francës.

Gjatë periudhës së analizës nga viti 2012 deri më 2016 Gjermania ka eksportuar armë në 60 shtete. Kurse SHBA-ja eksporton armë në 100 vende të botës.

Radpanzer Boxer
Fotografi: picture-alliance/dpa

Sa i përket ndarjes së tregut SHBA eksporton kryesisht në vendet e Lindjes së Mesme, ku kanë shkruar rreth gjysma e eksporteve amrerikane të armëve. Kurse Rusia furnizon kryesisht Indinë, Vietnamin dhe Kinën.

India importuesja më e madhe

Azia, Oqeania dhe Lindja e Mesme janë importueset kryesore të armëve dhe të pajisjeve ushtarake. Importuesja më e madhe për periudhën 2012 - 2016 është India, importet e së cilës janë shtuar me 43 përqind. Edhe Vietnami ka importuar shumë armë. Në vendet e Azisë dhe të Oqeanisë nuk ka mekanizma rajonalë kontrolli dhe për këtë vendet e këtyre rajoneve po shtojnë arsenalet e armatimeve, thonë studjuesit e CIPRI-t.