1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Tregjet janë në gjendje nervoziteti

Të hënën pati një rënie të papritur të kurseve të aksioneve gjermane. Kjo gjë fshiu shpresat se bursa gjermane nuk do të prekej nga zhvillimet botërore dhe se aksionet gjermane do të ishin më të sigurta se ato amerikane.

Jürgen Stark anëtar i drejtorisë së EZB

Jürgen Stark anëtar i drejtorisë së Bankës Qendrore Evropiane

Intervistë me Jürgen Stark anëtar i drejtorisë së Bankës Qendrore Evropiane.

Deutsche Welle: Disa spekulantë të bursës folën dje për një kresh në Frankfurt. A do të vazhdojnë trazirat në bursë edhe me tej?

Jürgen Stark : Tregjet janë në gjendje nervoziteti. Çdo ditë marrim informacione të reja dhe ndaj tyre reagohet me sensibilitet të madh. Ky volatilitet i madh, që vëmë re tani, me siguri që nuk është i mirë. Nga ana tjetër nuk duhen mbivlerësuar ngjarjet e ditës. Ne tani jemi në një fazë, në të cilën hidhet më shumë dritë mbi humbjet, që kanë bërë bankat si rezultat i angazhimit në investime shumë të rrezikshme në tregun amerikan të hipotekave. Do të kishte qenë me mirë sikur disa prej informacioneve, që bëhen sot të ditura, të ishin bërë të ditura që më parë. Ndoshta në moment përjetojmë edhe teprica në disa segmente, derisa tregu në këtë proces të korrekturës të ketë gjetur një barazpeshë të re.

Deutsche Welle : A mund ta vleresoni se kur do të jetë arritur pika më e vështirë?

Jürgen Stark : Ndodhemi në mesin e konjunkturës të tregjeve financiare. Një pjesë e madhe e hipotekave në SHBA përfundon këtë vit, pra do të duhet të financohen sërish dhe ky proces do të zgjasë ca. Nga ana tjetër deri në fund të këtij kuartali do të arrihet të krijohet një përshtypje më e qartë për humbjet e bankave, nëqoftëse bankat i publikojnë rezultatet e tyre vjetore.

  • Data 22.01.2008
  • Autor Intervistën e zhvilloi Silvia Engels
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cvyl
  • Data 22.01.2008
  • Autor Intervistën e zhvilloi Silvia Engels
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cvyl