1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tregjet financiare qeverisin botën

Gjendja në tregjet financiare ndërkombëtare mbetet e tendosur. Pas uljes së bonitetit të SHBA-së, tregjet financiare, bursat dhe politikanët kanë reaguar me nervozitet. A do të qetësohen ato, apo do të bien bursat?

Rënia e bursës vazhdon

Rënia e bursës vazhdon

Politikanët kryesorë në SHBA, Evropë dhe Azi tani detyrohen tani vetëm të shikojnë se çfarë po bëjnë tregjet anonime financiare që dirigjojnë bursat dhe diktojnë politikat fiskale në mbarë botën. Presidenti amerikan Barack Obama, kancelarja Angela Merkel, presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe politikanë të tjerë ka kohë që diktojnë gjërat por vetëm reagojnë ndaj tyre. Merkel dhe Sarkozy po përpiqen që me kumtesa për marrëveshjet e arritura t'i qetësojnë gjërat. Por kjo nuk do të ndihmojë.

Tregjet financiare, aksionarët dhe menaxherët e fondeve gjenden në një disponim irracional. Faktet ekonomike dhe financiare nuk kanë ndryshuar në 14 ditët e fundit, por bursat po shesin çdogjë që mund të shesin. Mbi të gjitha tani vie edhe ulja e bonitetit të SHBA-së prej agjencisë vlerësuese Standard and Poor's. Ajo dëshmon atë që tregjet e dinë kaherë. Madje edhe vetë njeriu në dukje më i fuqishëm në botë, presidenti amerikan, është i pafuqishëm, kur bëhet fjalë për bursën në Wall Street. Marrja e kredive për SHBA-në tani do të jetë më e shtrenjtë. Është i mundur edhe kthimi i vendit në recesion, që do të kishte pasoja për ekonominë e mbarë botës. Para nesh është një valë tjetër e krizës botërore financiare dhe ekonomike, si ajo e vitit 2008.

Kriza e dollarit amerikan

Kriza e dollarit amerikan

Në qoftë se koniuktura mbarëbotërore pëson një thyerje të re, nuk do të ketë më para shtetërore si ato të mëparshmet. Shtetet perëndimore në zonën e euros nuk mund të lejojnë më të futen edhe më shumë në borxhe. Njerëzit tani kanë frikë nga kriza ekonomike dhe financiare. Në qoftë se tani spekullimet kthehen edhe kundër Italisë dhe shteti italian humb besimin, atëherë nuk do të mund të ndihmonte as zona e eruos. Borxhet e Italisë nuk mund të merren përsipër, si në rastet e tjera. Madje as Gjermania, e cila në Evropë konsiderohet si një lokomotivë ekonomike, nuk do të mund të ndihmonte. Bashkimi Evropian do të detyrohet të ndërmarrë aksione më të fuqishme, për të qetësuar tregjet financiare, të cilat përcaktojnë se në ç'drejtim duhet shkuar.

Ka ardhur koha të krijohet një fond evropian për të ndihmuar vendet në krizë. Ka ardhur koha që zona e euros me të vërtetë të ketë një qeverisje ekonomike që e meriton. Ka ardhur koha që qytetarëve të Evropës t'u thuhet se ne do të përballemi me një nivel të lartë inflacioni.

Kursi i aksioneve DAX

Kursi i aksioneve DAX

Në qoftë se Merkel, Sarkozy dhe shokët e tyre vazhdojnë me politikën e deritanishme, euro nuk do të mund të ruhet. Atëherë vetëm shtrohet pyetja se kur agjencitë vlerësuese do të ulin notat më të mira edhe për Francën, Britaninë e Madhe dhe ndoshta edhe vetë Gjermaninë. Kjo, sepse struktura ekonomike në Francë nuk dallon edhe aq tepër nga ajo e SHBA-së. Ndërsa Gjermania është në rrugën e rritjes së borxheve të shtetit. Mbetet kontestuese nëse Bashkimi Evropian, G7 apo G20 mund të bëjnë diçka për ndryshimin e gjendjes. Kriza botërore ekonomike po duket në horizont, tregjet financiare po sundojnë ndërsa agjencitë e vlerësimit të rreziqeve po qeverisin.

Autor: Bernd Rieger

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM