1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Treg i ri rajonal në Gjirokastër

Banka Botërore, me një investim prej prej 2 milionë eurosh ka ndërtuar në Gjirokastër një treg rajonal me synimin e përqëndrimit të prodhimit, tregëtimit në kushte optimale si dhe të rritjes së eksporteve shqiptare.

default

Treg perimesh në Shqipëri.

Ekonomia e rajonit jugor të Shqipërisë po rimëkëmbet falë të tjerave edhe prej projekteve e investimeve të kryera prej Bashkimit Europian dhe bashkëpunimit me vendet fqinje të rajonit. Një investim prej 2 milionë eurosh i qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore po krijon në Gjirokastër një treg të fuqishëm rajonal, me synim pos të tjerash edhe rritjen e eksporteve shqiptare në tregjet e vendeve fqinje.

Përparësitë e tregut të ri

Në këtë treg rajonal sipas përfaqësueses së ministrisë së bujqësisë e ushqimit Antonela Lenaj do të përqëndrohet prodhimi prej fermerëve nga krejt rajoni jugor,e tregëtia do realizohet në kushte optimale. "Sigurisht që është një investim goxha me vlerë për vetë faktin se do të krijohet mundësi që të gjithë fermerët e rajonit të jugut do të përqëndrohen në një vend." Edhe për grosistin Dritan Shehu tregu rajonal është mjaft i dobishëm. Shehu: "Për ne grosistët tregu i ri është një shans i mirë, sepse tregu aktual nuk ofronte kushte."

Ndërkohë kryetari i dhomave të tregëtisë e biznesit në rajonin jugor, Mustafa Devolli thotë se ky treg do të rrisë raportet e shkëmbimeve e eksporteve me dy vendet fqinje pasi me Italinë, por edhe me rajonin e veriut të Greqisë.

Tregu rajonal dhe përqëndrimi i prodhimeve bujqësore të fermerëve jugorë në magazine të mëdha frigoriferike do të krijojë shanse konkurence dhe eksporti. Kësisoj ekonomia e rajonit jugor duket se po rrit nivelin e prodhimit e investimit duke rritur njëherësh edhe standartin ekonomik të banorëve të saj.


  • Data 07.07.2008
  • Autor Odise Kote
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EXav
  • Data 07.07.2008
  • Autor Odise Kote
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EXav