1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tre të arrestuarit gjermanë në Prishtinë: Sfondi i personave ende i paqartë

Ministria e Punëve të Jashtme gjermane e ka konfirmuar arrestimin e tre shtetave gjermanë në Prishtinë, por nuk pranoi të jepte hollësi të mëtejshme as për rastin e as për vetë personat.

default

Ministria e jashtme, Berlin

”Është e vërtetë që në datën 19 nëntor janë arrestuar tre gjermanë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Si ministria e punëve të jashtme ashtu edhe ambasada janë vënë në dijeni. Ato janë në kontakt të vazhdueshëm me organet vendore dhe kujdesen për t’u ofruar shtetasve shërbimet e nevojshme konsullore”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Andreas Peshke në konferencën e rregullt për media, të premten, më 21 nëntor, në Berlin.

Hollësi të mëtejshme për ngjarjen dhe stadin aktual të procesit hetimor, Peshke nuk donte të jepte “për shkak të ruajtjes së fshehtësisë personale.” Zëdhënësi i ministrisë së jashtme gjermane tha më tej se përfaqësues të ambasadës kanë qenë në kontakt me të burgosurit: “Kemi biseduar me ta dhe ata na kanë thënë se nuk ka shkak për ankesa për kushtet e burgimit", tha zëdhënësi më tej duke shtuar se në rast nevoje do t’u ndërmjetësojmë mbrojtje avokature.

Sipas një njoftimi të policisë së Kosovës, të mërkurën mbasdite, më 19 nëntor, në Prishtinë ishin arrestuar tre shtetas gjermanë që dyshohet të kenë dorë në shpërthimin e 14 nëntorit para Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë. Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.

  • Data 21.11.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FzQS
  • Data 21.11.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FzQS