1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tre gjigandë në nevojë: Koncernet e automobilëve në SHBA të kërcënuar nga falimentimi kërkojnë ndihma miliardëshe në senat

General Motors, Ford dhe Chrysler nuk mund të presin megjithatë ndihma të shpejta. Ministri i financave i SHBA-ve, Henry Paulson, refuzoi që një pjesë e paketës së shpëtimit për banka të përdoret për këto koncerne.

default

Falimentimi i General Motors do të ishte me pasoja të rënda për papunësinë në Amerikë

Shefi i General Motors, Rik Vagoner (Rick Wagoner), duhej të ishte lutur me përulje për ndihmë. General Motors sipas fjalëve të tij ndodhet përpara falimentimit dhe është më i prekuri i tre të mëdhenjve të dikurshëm nga qyteti Detroid, qendra e prodhimit të automobilëve në SHBA. Por pikërisht Vagoner kërcënoi në senat me pasojat e një falimentimi të industrisë bazë amerikane: "Ekonomia e SHBA-ve duhet të shpëtohet nga një kolaps katastrofal" theksoi Vagoner për senatorët skeptikë.

Die Entlassungen tun ihm sehr leid, Rick Wagoner von General Motors

Rik Vagoner

Nevojtarët nuk pranojnë akuza për moskuptim të tregut

Ata gjenden veçanërisht në rradhët e republikanëve, të cilët kishin shumë dyshime edhe me miratimin e paketës së shpëtimit për sektorin financiar. Industria e automobilëve kërkon tani 25 miliardë nga paketa 700 miliardë dollarësh. Këto i shtohen 25 miliardëve të miratuara tashmë dhe që nevojiten për të rekuperuar kohën e humbur në zhvillimin e modeleve që respektojnë mjedisin. Por shefi i prodhuesit të automobilëve Chrysler, Robert Nardelli, nuk e pranoi akuzën për moskuptim të tendencave të reja të tregut.

Chrysler in Nöten

Makinat Chrysler shpesh kanë pasur probleme në treg

Ndihma, tha Nardelli, kërkohet vetëm për të shpëtuar nga situata e vështirë e krijuar nga recesioni në këtë sektor të industrisë, i cili është pasojë e krizës financiare: Kështu i bë e qartë edhe strategjia e tre koncerneve me probleme: së pari ngjallja e frikës, së dyti paraqitja si viktimë dhe së treti qetësimi: "Ne nuk duam të na dhurohet asgjë", tha shefi i Fordit, Alan Mulally. Ashtu si konkurrentët tanë edhe ne jemi të detyruar të kërkojmë kredi industriale për kapërcimin e vështirësive.

Strategjia e ndihmës dikur e suksesshme

Në fund të fundit kjo strategji ka patur një herë sukses: në vitin 1979 Chrysler u shpëtua nga arka e shtetit me 1,2 miliardë dollarë dhe paratë i kthehu në fund madje me interesa. Por këtë herë nuk do të jetë aq e thjeshtë. Vërtet presidenti i ardhshëm amerikan, Obam (Barack Obama) është shprehur për një paketë ndihme, por shokët e tij të partisë në senat janë më të përmbajtur. Demokrati Kristofer Dod(Christopher Dodd) i bëri një kritikë të fortë bosëve të koncerneve: "Ata kërkojnë shpëtim për plagë, për të cilat janë vetë në rradhë të parë fajtorë. Askush nuk mund të thotë se kriza erdhi në mënyrë të papritur."

Perspektivë e zymtë për General Motors

Pressesekretärin des Weißen Haus Dana Perino über die Situation in Pakistan

Dana Perino, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

Me një unanimitet të pazakontë kolegu i tij republikan Mike Enzi shtoi: "Mungesa e produktivitetit ka patur pjesën e vet në krizë. Përpara se të vëmë në dispozicion 25 miliardë duhet të pyesim se çfarë ndodh me paratë?"

Këtë qëndrim ka edhe qeveria Bush: "Taksapaguesit nuk mund t'i hedhin paratë në një kompani, e cila nuk paraqet një strategji për sukses afatgjatë", u shpreh zëdhënësja e presidentit Bush, Dana Perino. Pra shpresa e fundit e industrisë së automobilëve është Barack Obama. Por ai e fillon detyrën në fund të muajit janar. General Motors deri atëherë mund të ketë falimentuar, tha shefi i koncernit Wagoner, i cili me këtë paralajmërim të zymtë ndeshi në senat në vesh të shurdhër.

  • Data 19.11.2008
  • Autor Eliana Xhani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fy55
  • Data 19.11.2008
  • Autor Eliana Xhani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fy55