1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Trazirat në Kirgizi detyrojnë njerëzit të largohen nga shtëpitë

Që prej fillimit të trazirave në jug të Kirgizisë me 10 qershor, sipas të dhënave të OKB-së janë larguar nga shtëpitë rreth 200.000 vetë. 75.000 kanë gjetur strehim në Uzbekistanin fqinj.

Sipas të dhënave të kryqit të Kuq në luftimet ndërmjet kirgizëve dhe pakicës me prejardhje uzbeke janë vrarë disa qindra vetë.

Sipas të dhënave të kryqit të Kuq në luftimet ndërmjet kirgizëve dhe pakicës me prejardhje uzbeke janë vrarë disa qindra vetë.

Ushtarët nuk e dinë aspak se çfarë mund t'i presë. Shumë vullnetarë të ushtrisë kirgize ndodhen rrugës për në qytetin Osh. Të gjitha njësitë mobilizohen tani për t'i dhënë fund vrasjeve në këtë vend. "Ne duhet të përpiqemi të qetësojmë njerëzit dhe të dëbojmë nga vendi ynë të gjithë ata që duan të rrëzojnë pushtetin."

Që prej ditësh në këtë rajon luftojnë kirgizë kundër pakicës me prejardhje uzbeke. Mijëra vetë përpiqen të arratisen, por ato nuk largohen dot. Sepse Uzbekistani ka mbyllur kufirin e tij me argumentimin se dyndja e njerëzve nuk mund të përballohet.

200.000 refugjatë

200.000 refugjatë

Në këtë situatë të tensionuar ushtria kirgize duhet të kujdeset për sigurinë e të dyja etnive. Sepse mund të shkaktohen edhe trazira të tjera. Qeveria kalimtare është e mendimit se dhuna nxitet për qëllime të caktuara.

Rosa Otunbajewa, kryetare e qeverisë provizore në Kirgistan thotë: "Ne kemi këtu dëshmi në video, që trazirat nxiten nga presidenti i mëparshëm Bakijev, i cili mund të organizojë provokime dhe këtu në kryeqytet. Këtu nuk është fjala për genocid ndaj uzbekëve, këtu bëhen përpjekje për të shkatërruar shtetin shumëkombësh të Kirgistanit."

Shumë vetë kanë humbur tashmë gjithçka. Avioni, që ka sjellë në Osh ushtarët vullnetarë, merr me vete në rrugën e kthimit sa më shumë refugjatë dhe të plagosur. Refugjatë, që nuk e dinë, nëse do të kthehen ndonjëherë më prapë.

Autor: Sandra Havenith/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama