1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Trazirat në Iran pas zgjedhjeve presidenciale

Nga politika ekonomike diletante dhe si pasojë edhe e korrupsionit në Iran, vendin e dytë në botë për nga sasia e nxjerrjes së naftës, kanë humbur dhe shkuar kot të ardhurat prej saj.

Gazeta

Shtypi i sotëm gjerman komenton zhvillimet në Iran pas zgjedhjeve presidenciale

Gazeta "Neue OsnabrückerZeitung" shkruan: "Reformatorët duhet të marrin parasysh se do të konfrontohen me raprezalje. Tragjik është fakti se ata i janë futur një rruge të rrezikshme për Musavin, edhe pse ai nuk është një Gorbaçov iranian. Perëndimi nuk duhet të presë gjatë me shpresën se në Iran do të ngjasë së shpejti një lloj glasnost-i shiit, e thënë ndryshe një revolucion i ngadalshëm. Mullahët e kanë diktaturën nën kontroll me dorë të hekurt. Prandaj do të ishte shumë herët për ta paragjykuar të dështuar ofertën e dialogut të SHBA-së. Presidenti amerikan Obama duhet të konsumojë të gjitha shanset diplomatike me qëllim që të verë në lëvizje për tërheqje Këshillin Mbikëqyrës. Nëse ky ndryshim kursi nuk arrihet, atëhere Obama do të fitojë mbështetjen diplomatike të Perëndimit që atij i duhet për të ndërmarrë një aksion më të ashpër."

Gazeta "Fränkischer Tag" komenton: "Reagimi i politikës së jashtme gjermane është i parashikueshëm. Nuk do të shkohet më tej një mosaprovimi. Dhe për këtë ka një arsye të fortë, kjo pasi bizneset dhe pikërisht me pjesëmarrjen e firmave gjermane po funksionojnë shkëlqyeshëm dhe kjo që nga koha e Shahut. Dhe kjo është pikërisht pika e kthesës së regjimit: me një politikë ekonomike diletante dhe si pasojë edhe e korrupsionit kanë humbur dhe shkuar kot të ardhurat nga nafta e vendit të dytë në botë për nga sasia e nxjerrjes së naftës. Vetëm atëhere kur baza ekonomike të dëmtohet dhe shtresat e ulëta dhe intelektualët të bashkohen në protestat e tyre, regjimi mund të lëkundet. Megjithatë pa forcë nuk do të mund ketë një rrëzim të pushtetit."

Autor: Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi: Pandeli Pani

  • Data 16.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IAY7
  • Data 16.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IAY7