1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Trazirat në botë vazhdojnë

Edhe në të ardhmen në shumë pjesë të botës do të vazhdojë të ketë trazira. Këtë e parashikon fondacioni Bertelsmann në Indeksin e tij të Transformimit 2014. Deutsche Welle është partner bashkëpunimi i Fondacionit.

default

Kiev

Afrika e Veriut , Ukraina, Tailanda, pothuajse çdo ditë protestat e qytetareve dhe demonstratat e dhunshme pushtojnë titujt kryesorë. Sipas Fondacionit Bertelsmann revoltat në mbarë botën nuk do të reshtin as në vitet e ardhshme. Përkundrazi, sepse edhe qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike kufizojnë të drejtat e qytetarëve të tyre, censurojnë median, apo përjashtojnë pakicat. Në shumë vende gjendja ekonomike është me të vërtetë më e mirë se para dy vjetësh, por nga fitimet përfitojnë vetëm pak shtresa të klasës së mesme në qytete. Edhe reformat sociale nuk zbatohen, konstaton Indeksi i Transforimit i Fondacionit me qendër në Gütersloh për vitin 2014.

Hauke Hartmann Bertelsmann Stiftung Porträt

Hauke Hartmann nga Fondacioni Bertelsmann

"Edhe në të ardhmen mund të pritet një farë presioni nga poshtë", thotë Hauke Hartmann, ekspert i të drejtave të njeriut në Fondacionin Bertelsmann, në bisedë me DW. Kësaj i shtohet edhe fakti, që njerëzit gjejnë gjithnjë e më shumë mënyra për t'u lidhur përmes mediave. Përdorimi i youtube dhe twitter si në Pranverën Arabe në vitin 2010 i jep hov protestave. "Ne mund të supozojmë se protestat, si ato që vërejmë në Kiev apo Bangkok, përbëjnë më tepër rregullin se sa përjashtimin.

Bota nuk bëhet më demokratike

Ekspertët e Fondacionit Bertelsmann kanë bërë kërkime në 129 vende në zhvillim dhe në tranzicion në bazë të pyetjeve të standardizuara, që i kanë përmbledhur në raportet për këto vende. Janë shqyrtuar për shembull, mundësitë për zgjedhje të lira, shkalla e lirisë së mendimit, apo e respektimit të të drejtave të njeriut. Por edhe sistemet sociale, rendimenti ekonomik dhe lufta kundër korrupsionit janë marrë në shqyrtim. Pastaj janë renditur në bazë të fjalëve kyçe, demokracia, ekonomia e tregut dhe cilësia e qeverisjes. Vendet e para për zhvillime pozitive i zënë për shembull, Uruguaj, Estonia dhe Tajvani. Në vendet e fundit janë Siria, Mali, Jemeni dhe Sudani. Vendet e industrializuara perëndimore si Gjermania janë përjashtuar nga studimi.

Symbolbild Arabischer Frühling

Fotot simbolike nga Pranvera arabe

:

Megjithë protestat në shumë vende rezultati tregon në rradhë të parë një gjë: mesatarja është një gjendje vend numëro. Bota nuk është bërë më demokratike se me vitin 2012. "Ne prisnim që Pranvera Arabe do të reflektohej në mënyrë të qartë në shifra", thotë Hartmann. Në vitin 2010 njerëzit u ngritën fillimisht në Tunizi, më vonë protesta përfshiu fqinjët arabë. Edhe episodet e demokratizimit në Mianmar, apo në Afrikën Perëndimore dhanë shkak për shpresë. Por tensionet politike si në Rusi, Sri Lanka dhe në zonën e Sahelit në Afrikën e Veriut e zbresin përsëri shkallën e demokratizimit global.

Liria e shtypit në Evropë e rrezikuar

As në Evropë nuk ka asnjë arsye për të brohoritur. "Ky është një kapitull i trishtuar, sepse kemi të bëjmë me një rënie të madhe të lirisë të shtypit dhe të mendimit", thotë Hartmann. Presioni ekonomik mbi shtëpitë botuese dhe gazetat vazhdon të rritet, krijohen monopole në kurriz të diversitetit. Gazetarëve kritikë u bëhet presion dhe frikësohen. Sidomos Bullgaria, Rumania, Maqedonia dhe Mali i Zi janë shqetësues.

Honduras - Wahlen 2013

Honduras - zgjedhjet 2013

Edhe në Azi vuan liria e shprehjes dhe e shtypit, edhe në qoftë se vendet të vewanta si Tajvani zënë vendet e para të indeksit. zhgënjyese është gjendja në Amerikën e Jugut. Sepse atje cilësia e zgjedhjeve është përkeqësuar në gjithnjë e më shumë vende demokratike. Rezultatet e votimit janë manipuluar si për shembull në zgjedhjet presidenciale në Honduras. Por herë pas here ka edhe surpriza pozitive. Me gjithë varfërinë e madhe shtete afrikane si Senegali mundën të realizonin zgjedhje të rregullta.

Pa respekt për pakicat

Megjithatë raportet e Fondacionit Bertelsmann tregojnë edhe se si regjimet në pushtet e kuptojnë demokracinë. Ekspertët vërejnë këtu gjithnjë e më shpesh parimin e shumicës: "Kjo do të thotë se i zgjedhuri ka edhe mandatin absolut për të qeverisur", thotë Hartmann. Minoritetet etnike dhe fetare injorohen, siç mund të vërehet për shembull në Hungari, apo në botën arabe. "Kjo është shumë problematike, por ne duhet të përballemi me faktin se ka qeveri, që kuptojnë me këtë demokracinë", thotë Hartmann.

Sipas indeksit gjithnjë e më shumë njerëz do të dalin në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre. Por si të veprohet me protestat? Si të veprohet ndaj protestave civile, që duan të rrëzojnë qeverinë, por mund të kenë edhe tipare autoritare? Sipas Fondacionit Bertelsmann këto janë pyetjet, që duhet t'i bëjnë vetes ekspertët dhe qeveritë në të ardhmen. Prandaj shefi i fondacionit Aart De Geus kërkon: "Ne kemi nevojë për një dialog të ri, më të mirë dhe më konstruktiv me lëvizjet protestuese."