1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Trazira pas protestave të mësuesve në Brazil

Rio de Janeiro nuk po gjen qetësi. Përsëri ka pasur trazira masive pas demonstratave paqësore të mësuesve dhe nxënësve. Persona të maskuar kanë qëlluar me shishe dhe gurë. Policia reagoi ashpër.

Në qendër të metropolit brazilian me gjashtë milionë banorë, Rio de Janeiro, edhe njëherë qindra protestues të maskuar zhvilluan përleshje të ashpëra në rrugë me policinë. Shumë automjeteve iu vu flaka. Forcat e sigurisë përdorën gazin lotsjellës, plumbat e gomës dhe shkopinjët e gomës kundër protestuesve.

Edhe në Sao Paulo, pati përsëri përleshje masive mes policisë dhe protestuesve të dhunshëm. Protestuesit shkatërruan autobusë dhe makina. Degët e bankave u shkatërruan. Sipas raporteve të medias, policia arrestoi në të dyja qytetet më shumë se 120 njerëz.

Pamje nga trazirat - 15.10.2013

Pamje nga trazirat - 15.10.2013

"Dita e Mësuesit"

Më parë në mbarë vendin në "Ditën e Mësuesit" dhjetëra mijëra njerëz kishin protestuar në mënyrë paqësore. Demonstrata më e madhe u zhvillua me 10.000 pjesëmarrës në Rio de Janeiro, ku mësuesit e shkollave publike ka dy muaj që ndodhen në grevë për paga më të larta dhe kushte më të mira të punës. Greva është e drejtuar kundër një vendimi të udhëheqjes vendore, i cili parashikon rritjen e pagave vetëm për punëtorët me orar të plotë.

Përveç kësaj, mësuesit kërkojnë më shumë investime në arsim. Edhe në shtetet federale Goia dhe Mato Grosso ka javë që edukatorët ndodhen në grevë.

Ithtarët e të ashtuquajturit blloku i zi për huliganizëm keqpërdorin rregullisht protestat për qëllimet e tyre. Vetëm një javë më parë huliganë të maskuar penguan një marshim të mijëra mësuesve në Rio de Janeiro dhe zhvilluan përleshje në rrugë me forcat e sigurisë.