1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Trazira në Greqi - Protesta pas vdekjes së një të riu

Vitrina të thërmuara, banka të shkatërruara, automjete të djegura- në Athinë dhe në qytete të tjera të Greqisë edhe të dielën u shfry zemërimi për vrasjen e një 15 vjeçari nga policia.

Athinë - Protesta pas vdekjes së një të riu

Athinë - Protesta pas vdekjes së një të riu

I riu u godit të shtunën në mbrëmje, në përleshje midis autonomëve dhe policisë nga një plumb i policisë. Në kryeqytetin e vendit, Athinë, pas kësaj të rinj demonstrues hodhën shishe me lëndë djegëse, shkatërruan automjete si dhe vitrinat e bankave dhe të dyqaneve. Pas kësaj, turbullirat u përhapën në qytetin e dytë për nga madhësia e Greqisë, në Selanik. Edhe në Komotini dhe në Janinë në veri të vendit, në ishullin e Kretës dhe në qytetin port Patras pati eksese. Policia përdori gaz lotsjellës.

Të dielën pasdite, në Athinë dolën në rrugë disa mijëra autonomë dhe persona të tjerë me drejtim të majtë si dhe anëtarë të organizatave të të drejtave të njeriut për të protestuar kundër incidentit tragjik. Edhe në Selanik demonstruan rreth 2 mijë vetë.

Sipas vlerësimeve të zjarrfikësve, vetëm në Athinë u dëmtuan dhe shkatërruan 60 dyqane, 16 banke, dhe të paktën 40 automjete. Para së gjithash për pronarët e dyqaneve të vogla- një katastrofë: "Ishim përgatitur për xhiron e Krishtlindjeve. Kisha mallra me vlerë një milionë euro në dyqanin tim. Të gjitha janë zhdukur. Situata është tragjike. Shikojeni vetë!

"Secili nga ne përpiqet të shpëtojë atë që mund të shpëtojë, për të siguruar dyqanin e tij. Ditët nuk janë të mira, them unë. Janë ditë të vështira dhe të shëmtuara."

Vazhdon të jetë e paqartë, se si vdiq me të vërtetë i riu 15 vjeçar, i cili u godit të shtunën në mbrëmje nga plumbi i një pistolete të policisë. Në një kohë që dy policët e arrestuar, që shkrepën armët thonë se i riu u godit rastësisht, autonomë dhe simpatizantë thonë se, bëhet fjalë për të shtëna të qëllimshme.

Përleshjet më të fundit në rrugë janë ekseset më të rënda që kanë ndodhur në Greqi që prej vitit 1983. Edhe atëherë u vra një 15 vjeçar nga të shtëna të policisë.

Prej vitesh, veçanërisht në Athinë ka herë pas here atentate të autonomëve. Shumicën e herëve sulmohen bankat dhe filialet e firmave ndërkombëtare. Lëvizja greke e autonomëve i ka fillesat e saj në kohën e rezistencës kundër juntës ushtarake në vitet 1967 dhe 1974. Kështjellë e tyre u bë para së gjithash lagjia Eksarhia në qendër të Athinës. Shumë qytetarë flasin për një lloj zone ku nuk sundon ligji në qendër të Athinës, në të cilën forcat e sigurisë ka dekada që nuk guxojnë të futen.

  • Data 08.12.2008
  • Autor Ulrih Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GBlF
  • Data 08.12.2008
  • Autor Ulrih Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GBlF