1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Trathëti ndaj elektoratit - apo besnikëri ndaj llojit për mbijetesë politike?

Ajo që po dëgjon publiku në Shqipëri këto ditë është trathëtia ndaj interesave të elektoratit të majtë apo të djathtë nga politikanë kryesorë në të dyja kahjet, për hir të një kolltuku.

Ushtari i panjohur, Durrës

Ushtari i panjohur, Durrës

Ilir Meta, kryetar i LSI, forcë e majtë opozitare, në Konventën e kësaj Lëvizjeje që përfundoi mbrëmë në Tiranë, e cilësoi trathëtare Asamblenë e PS, dhe lakej të pushtetit gjithë eksponentët e saj kryesorë. „Janë njerëz pa moral që kanë qenë lakej të Fatos Nanos, Ilir Metës, kur ishte kryeministër. Tani janë bërë lakej të Edi Ramës. Ata kanë qenë kryeministra, kryetarë grupesh parlamentare, ministra. Tani nëse jane dakort me politikën e re të Edi Ramës, të japin dorëheqjen, të mos dalin më para publikut, para shqiptarëve," tha Meta.

Politika e re e Edi Ramës për partitë e vogla opozitare përkthehet në bashkëpunim me Berishën për të nxjerrë ato nga skena politike, përmes reformimit të sistemit zgjedhor, kalimit nga maxhoritar proporcional, siç ka qenë deri më sot, në proporcional rajonal. Zbatimi i këtij të fundit krijon premisa të rrezikshme për partitë e vogla parlamentare. Ngritja e pragut elektoral mund t´i lërë jashtë lojës politike. Ato mos të mos futen dot në Parlamentin e ri, që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshem 2009. Dy forcat kryesore PS- PD kanë rënë dakort për këtë ndryshim dhe po përgasin ndryshimin e Kushtetutës për ta realizuar atë.

Në këto rrethana Ilir Meta akuzon Edi Ramën për mungesë konseguence në qëndrimet e tij ndaj Berishës, për dhënie përparësi të interesave pragmatike të dominimit të jetës politike në kurriz të idealeve të majta dhe të pluralizmit politik. „Për kryetarin e rradhës së Partisë Socialaliste nuk është problem të ndryshojë qëndrimet e veta. Një ditë të shfaqet si anti Berisha më i madh, një ditë të përjashtojë 6 deputetë socialistë nga Partia sepse bashkëpunuan me Berishën, një ditë ta damkosë Fatos Nanon si ortak të Berishës, por pak muaj më vonë t`ia kalojë atij në dashurinë ndaj Doktor Rumballës (etiketim i Ramës për Berishën), një ditë ta damkosë Berishën si kriminel dhe dy ditë pas krimit të Gërdecit t´i rrahë shpatullat dhe t´i thotë jemi bashkë," tha Ilir Meta. Me të njëjtën akuzë, etjen për karrigen e pushtetit, reagon PS ndaj Ilir Metës.

Deputeti socialist, Taulant Balla tha se "Ilir Meta është kthyer tek projekti megalloman për t´u bërë kryeministër dhë për atë karrige është gati të kacafytet me të gjithë botën."

Socialistë që trathëtojnë të majtën Demokratë, që trathëtojnë të djathtën. Kjo akuzë i bashkon sot të gjithë të vegjëlit e politikës në Tiranë. Nard Ndoka, kryetari i demokristinëve të Shqipërisë, që bashkëqeveris me Berishën dhe mban postin e Ministrit të Shëndetësisë e quajti Partinë Demokratike „të rrëshqitur majtas dhe një binjake, të pareformuar të Partisë Socialiste."

Akuzat për trathëti në Shqipëri vijnë në perceptimin e publikut si reminishenca negative nga regjimi i kaluar. Përdorimi i tyre 17 vjet pas përmbysjes së atij regjimi nga një klasë politike që ka mbajtur shumë pak nga premtimet elektorale, për të përditshmen e shqiptarëve, vështirë se gjen tek publiku ndonjë jehonë pozitive. Më tepër se trathëti ndaj nocineve filozofike të së majtës dhe të djathtës, publiku ka tanimë aq përvojë sa tua hequr ambablazhin parimor të "besnikërisë" dhe të shikojë përmbajtjen apo frymëzimin e tyre.

  • Data 14.04.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DhQH
  • Data 14.04.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DhQH