1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Trashëgimia kulturore dhe fetare në Kosovë garantohet me kushtetutë

Përfaqësuesit e kishës serbe e cilësojnë misionin e BE-së të jashligjshëm ndërsa, nuk pranojnë që objektet fetare serbe të mbrohen nga policia e Kosovës.

Manastiri Visoki në Deçan

Manastiri Visoki në Deçan

Përfaqësues të misionit të bashkimit evropian në Kosovë, thonë se ata akoma nuk kanë mundur të vendosin komunikim zyrtarë me Kishën ortodokse serbe. Përfaqësuesit e Kishës serbe, misionin e BE-së e cilësojnë të jashligjshëm ndërsa, nuk pranojnë që objektet fetare serbe të mbrohen nga policia e Kosovës. Zyrtarë të misionit të BE-së, thonë se megjithë mosbashkëunimin e Kishës serbe, ata do të vazhdojnë të mbikqyrin objektet fetare dhe kulturore serbe në Kosovë, sepse kjo parashihet në planin e Marti Ahtisarit.

Trashëgimia kulturore dhe fetare në Kosovë garantohet me kushtetutë. Dispozita të vecanta parashihen për mbrojtjen e trashigimisë fetare serbe të cilat i ka paraparë në planin e tij edhe kryendërmjetësi ndërkombëtar, Marti Ahtisari. Misioni i BE-së është i obliguar që të mbikqyrë këtë plan, mirëpo, Kisha Ortodokse Serbe nuk ka vendosur komunikim zyrtarë më misionin EULEX, për faktin që ajo nuk e cilëson të ligjshëm misonin dhe në këtë linjë radhitet më politikën zyrtarë të Beogradit. Mirëpo, përfaqësuesit e zyrës civile ndërkombëtare, thonë se ata do ta bëjnë punën e tyre pavarësisht faktit që Kisha Ortodokse Serbe nuk ka treguar gatishmëri për bashkëpunim. Raphael Naegeli, është përfaqësues në Kosovë në misionin e BE-së.

"Ne do të përpiqemi që t'i bindim përfaqësueist fetar serb me rezultate. Ne këtë kuadër në e bëjmë punën tonë, implementojmë të gjitha obligimet që kemi në shërbim të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe fetare. Shumica e obligimeve në këtë rast kanë të bëjnë ndaj Kishës Ortodokse Serbe. Ata janë të mirëseardhur për bashkëpunim, por edhe nëse nuk ndodhë kjo ne do të vazhdojmë edhe vetëm", thotë Rafael Naegeli.

Institucionet e Kosovës nga ana e tyre kanë plane për mbrojtjen e trashgimisë kulturore e fetare serbe. Obligime të vecanta kanë dalë pas trazirave të 17 marsit të vitit 2004, ku 36 objekte fetare serbe u shkatërruan. Mirëpo, që nga ajo kohë sipas zyrtarëve të qeverisë, afro 80 % e tyre janë rindërtuar. Shumica të hollave janë dhënë nga buxheti i Kosovës, por një pjesë është ndarë edhe nga administrata e Kombeve të Bashkuara. Sidodoqoftë, në planin e Marti Ahtiasarit, parashihet që 44 Kisha dhe Manastire serbe të mbrohen nga organet e rendit të Kosovës dhe përreth tyre të krijohen zona të vecanta. Për zonat e mbrojtura është pajtuar Kisha Ortodokse serbe, mirëpo nuk pajtohet që ato të mbrohen nga policia e Kosovës, por vetëm nga forcat paqeruajtëse të NATO-s.

  • Data 06.10.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FUtn
  • Data 06.10.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FUtn