1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Trashëgimia e patriarkut Teng Xiaoping

Pas masakrës në sheshin Tiananmen, Teng Xiaoping krijoi formulën e tij se si të parandalohet në të ardhmen protesta të tilla në Kinë: rritje ekonomike, nacionalizëm dhe censurë e rreptë.

Në fillim të majit të këtij viti në një apartament në Pekin u takuan disa intelektualë. Takimin e tyre ata e quajtën një "seminar privat" - Tema e seminarit të tyre qe e përmbledhur në dy shifra: Liu-Si, që do të thotë: 6-4. Tek organet e sigurimit të Kinës ky kombinim shkakton për 25 vjetësh alarm. Sepse me këtë shifër kinezët lidhin shkeljen e protestave në sheshin Tiananmen në Pekin më 06.04.1989. "Pjesëmarrësit as nuk mund t'i harrojnë ngjarjet dhe as t'i shmangen kësaj teme," konstatonin pjesëmarrësit e seminarit në një komunikatë që ua dërguan korrespondentëve të huaj.

Arrest deri pas vjetorit

Një numër nënshkruesish të kësaj letre gjenden ndër kohë në burg: avokati Pu Zhiqiang, blogeri Liu Di, shkrimtari i krishterë Hu Shigen, filozofi Xu Youyu dhe disa të tjerë. Pak përpara u zhduk edhe gazetarja Gao Yu, e cila ishte shprehur gjithmonë në mënyrë kritike për ngjarjet, edhe për DW.de. Ditët në vijim lista e të arrestuarve u shtua më tej dhe përfshin avokatë, gazetarë, shkencëtarë. Shumica janë në gjendje arresti. Policia ka të drejtë që një masë arresti deri në 30 ditë ta vendosë edhe pa vendim nga gjykata. Arresti do të zgjasë deri sa të kalojë dita e përvjetorit të shkeljes së protestave në sheshin Tiananmen.

Pjesëmarrësit e seminarit kanë shkelur një ligj të pashkruar në Kinë. 4 qershori 1989 nuk lejohet të përkujtohet. Në historinë zyrtare protestat e studentëve nuk përmenden. Në rast se në rrjetet sociale kineze jep për kërkim kombinimin e shifrave gjashtë-katër nuk merr asnjë rezultat. Natyrisht që edhe kërkimi me fjalë të tilla si masakër, shehi Tiananmen etj. nuk jep asnjë rezultat. Edhe në shumë familje, ngjarjet janë tabu, prindërit nuk u tregojnë fëmijëve të tyre asgjë për këto ngjarje - nga frika se ata mund të nxjerrin fjalët dhe ta vënë familjen në telashe.

Ndërkohë në Kinë po rritet një brez i të rinjsh që as e dinë ç'është data 4 qershor. Ndikimit të madh të censurës dhe të riedukimit ideologjik u ka kushtuar së fundi një libër gazetarja amerikane Louisa Lim. Ajo u tregoi studentëve fotografinë e famshme, në të cilën një njeri i vetëm është duke i prerë rrugën një kolone tankesh një ditë pas masakrës. Kjo fotografi është bërë në botë simbol i protestave. Por nga të rinjtë kinezë që ajo takoi, atë fotografi nuk e njihte as një ndër pesë.

Udhëheqja e Kinës reagoi 25 vjet më parë relativisht shpejt ndaj sfidës që i bëhej pushtetit të saj me një përzierje të përbërë nga një politikë pragmatike ekonomike dhe indoktrinimi nacionalist. Teng Hsiaoping shpalli pesë ditë pas shtypjes së protestave gjatë një fjalimi përpara ushtarëve linjën e re. Edhe pse nuk kishte post zyrtar, Tengu ishte njeriu i fortë në sfond të drejtuesve të atëhershëm dhe arkitekti i politikës reformuese. Tengu vendosi që reformat në fushën ekonomike duhet të vazhdojnë. Rritja ekonomike duhet të shërbejë për të frenuar pakënaqësinë e popullsisë. Deri në ditët tona qeveria ka një ide shumë të saktë se ç'përqindje rritjeje duhet të ketë prodhimi i brendshëm bruto për të siguruar "stabilitetin".

Edukimi patriotik i masave

Njëkohësisht partia pas masakrës vendosi fillimin e një fushatë edukimi politik për t'i bërë prë vete masat dhe për të rritur "pasionin patriotik të masave për qëllimin e madh të socializmit me tipare kineze". Ky socializëm me tipare kineze, sikurse e quan udhëheqja e partisë në Kinë përzierjen mes aparatit shtetëror leninist dhe lakmisë për përfitim, e ka bërë Kinën fuqinë e dytë më të madhe ekonomike në botë. Edukimi patriotik në shkolla zëvendësoi parrullat e luftës së klasave.

China Jubiläum Shenzhen Special Economic Zone Flash-Galerie

Zenzura dhe indoktrimi ideologjik kanë treguar rezultatet e tyre. Edhe Xi Jinping bëri të qartë kur erdhi në pushtet se do ta vazhdojë këtë traditë. Por qeveria nuk do të mbështet vetëm tek besnikëria me të cilën ka edukuar qytetarët. Në prag të përvjetorit të 4 qershorit organet e sigurimit konstaojnë mijëra protesta lokale dhe udhëheqja ka frikë se prej tyre mund të shpërthejë një protestë e ngjashme si në vitin 1989. E prandaj që nga kjo kohë aparati i organeve të sigurimit po rritet dhe shpenzimet për të shtohen vazhdimisht.

"Sapo të vëmë re ndonjë prirje kundërrevolucionare, ne do ta parandalojmë përhapjen e saj" thoshte patriarku Teng. Ky parim kalohet në radhët e udhëheqjes kineze nga brezi në brez.