1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Transparencë, shkëmbim informacioni, bashkëpunim: Luftë më efikase kundër krimit të organizuar

Në një takim posaçërisht mbi këtë temë në Tiranë, Drejtori i Njësisë kundër fallsifikimit të EURO-s në Policinë Kriminale të Landit të Bavarisë, Liedgens Eduard thotë se sfidë e madhe është goditja e krimit ndërkufitar.

default

Logoja e takimit të ekspertëve europianë dhe rajonalë të luftës kundër fallsifikimit të EURO-s në Tiranë

Krimi i organizuar ashtu si edhe korrupsioni mbeten kërcënime të mëdha për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor, që synon integrimin në BE. Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, që sot viziton Tiranën, theksoi në një video mesazh në prag të kësaj vizite se lufta kundër tyre duhet të jetë ”më e vendosur dhe efikase.”

Ekspertët europianë, të mbledhur në Tiranë, në takimin e 8-të vjetor të luftës kundër fallsifikimittë EURO-s janë të një mendimi se vetëm bashkëpunimi dhe shkëmbimi i shpejtë i informacioneve, pa barriera burokratike do të sjellë rezultate më të mira se deri më sot në këtë luftë.

Liedgens Eduard, Drejtor i Njësisë kunder fallsifikimit te EURO-s në Policinë Kriminale të Landit të Bavarisë, tregon për DW se cila është sfida më e madhe sot për strukturat especializuara të policisë, prokurorisë dhe drejtësisë. “Kjo është goditja e krimit të organizuar ndërkufitar i cili vepron shumë shpejt. Duhet të ndërtojmë lidhje me njëri tjetrin për të shkëmbyer informacionet, qoftë edhe në mënyrë informale që pastaj pasohen me rrugët zyrtare”, thotë Liedgens Eduard.

Shkelqim Mucollari Generaldirektor vom Polizeiamt in Tirana

Shpëtim Muçollari, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Situata në Shqipëri

Shqipëria është një nga rastet ku vepron krimi ndërkufitar. Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, sjell si shembull se në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i prodhimit apo fallsifikimit të EURO-s, megjithatë policia gjatë këtij viti ka sekuestruar në tregjet shqiptare të këmbimit të monedhës rreth 80 mijë EURO. “EURO-t e fallsifikuara kanë hyrë në Shqipëri kryesisht nga kufijtë lindorë. Pjesëtarët e rrjeteve kriminalë kanë qenë shtetas shqiptarë, malazes, kosovarë dhe maqedonas” tha Ministri i Brendshëm Basha.

Gjatë këtij viti policia e shtetit në Shqipëri organizoi pesë aksione dhe arrestoi 13 persona që lidhen me rrjetet kriminale rajonale të fallsifikimit të EURO- s. Shpëtim Muçollari, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit thotë se rrjetet e krimit të organizuar bashkëpunojnë me njëri tjetrin, prandaj bashkëpunimi i strukturave përkatëse shqiptare me ato të vendeve fqinjë dhe të BE përbën një kusht të domosdoshëm për t'i zbuluar dhe çuar para drejtësisë. “Pjesëtarët e grupeve të krimit të organizuar në shqipëri bashkëpunojnë me rrjetet kriminale në vende të tjera. Ata janë persona që lidhen edhe me vepra të tjera penale të krimit të organizuare si trafiku i qënieve njerëzore, i armëve apo i narkotikëve” thotë Shpëtim Muçollari.

Liedgens Eduard vom Beyerischen Landeskriminalamt

Liedgens Eduard, Drejtor i Njësisë kundër fallsifikimit te EURO-s në Policinë Kriminale të Landit të Bavarisë

Ai thekson se në sajë të plotësimit të kuadrit ligjor sipas standarteve europiane është rritur numri i procedimeve penale dhe i dërgimit të të pandehurve për aktivitet kriminal në dyert e gjykatave. Vetëm gjatë 10 muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 69 procedime penale dhe 58 të pandehur janë dërguar në gjykatë, shifër kjo sa dyfishi i asaj në vitin 2008.

Shqipëria - bashkëpunim operacional me partnerët rajonalë dhe europianë

Gjithsesi krimi i organizuar në Shqipëri mbetet ende në nivel të lartë. Për të arritur rezultate më të mëdha në luftën kundër tij, Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha kërkoi që bashkëpunimi me strukturat rajonale dhe europiane të luftës kundër krimit të organizuar krahas trajnimeve dhe shkëmbimit të informacionit të kalojë edhe në fushën operacionale. Liedgens Eduard, Drejtor i Njësisë kunder fallsifikimit te EURO-s në Policinë Kriminale të Landit të Bavarisë, mendon se për vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave edhe për Shqipërinë, krahas respektimit të ligjit në secilin vend, ka rëndësi transparenca në bashkëpunimin me partnerët.

“Gjëja më e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor, për forcat e tyre të policisë, sistemin e drejtësisë, gjykatat, është të mësojnë se çfarë bëjnë vendet e tjera, të shkëmbejnë informacionin, të tregojnë më shumë transparencë se deri më tani për të patur përqasje të përbashkëta dhe zgjidhur bashkarisht probleme të luftës kundër krimit të organizuart. Natyrisht, kjo duhet bërë përmes rregullimeve ligjore në secilin vend, por transparenca dhe shkëmbimi i informacionit janë dy aspektet më të rëndësishme.” thotë Liedgens Eduard.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 20.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pidc
  • Data 20.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pidc