1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Transmetimet e programit të DW pengohen në mënyrë të qëllimshme

Inxhinjerët e Deutsche Welles kanë vërejtur dëmtime të sinjaleve të Deutsche Welles ditën e hënë më 14 shkurt në orën 13:07 UTC.

default

Nga këto dëmtime janë prekur transmetimet e sinjaleve nëpërmjet satelitit Hotbird 8. Transmetimet "zhurmohen" në mënyrë të qëllimshme nëpërmjet sinjaleve të huaja. Mbi origjinën e këtyre bllokimeve mund të bëhen vetëm supozime. Në të kaluarën sinjale zhurmuese kanë ardhur nga Irani, hera e fundit ka qenë në shkurt 2010.

Dëmtimet e transmetimeve pengojnë emisionet e DW-TV Europa, DW-TV Arabia si dhe në frekuencat UKW dhe KW në rajone të ndryshme të Evropës, Lindjes së Mesme dhe pjesë të Azisë. Nga to preken edhe ofertat në internet të Deutsche Welles. Meqenëse Hotbird 8 përdoret edhe për kalimin e sinjaleve në provider-at e Live-Streams të DW-WORLD.DE, ka patur edhe këtu pengesa.

Distribucioni i Deutsche Welles ka reaguar për të siguruar transmetimin e informacioneve të Deutsche Welles. Për të mundësuar ofrimin pa probleme të internetit dhe transmetimeve satelitore do të sigurohen rrugë alternative. Partnerët e Deutsche Welles që marrin ofertat tona janë informuar tashmë.

Autore: Birgit Görtz / Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 15.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10HZD
  • Data 15.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10HZD