1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tragjedia në lumin Vollga: Presidenti rus urdhëron hetim të infrastrukturës së transportit

Medvedev kërkon hetime urgjente pas tragjedisë në lumin Vollga: Anijet tona janë të amortizuara është shprehur presidenti rus

default

Njerëz hedhin lule në vendin e tragjedisë, porti Kazan në lumin Vollga

Presidenti rus, Dmitri Medvedev ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve përgjegjëse të lundrimit në vendin e tij, duke kërkuar një hetim të menjëhershëm në infrastrukturën e udhëtimit në mbarë territorin. Pas tragjedisë së fundit ku kanë humbur jetën më shumë se 00 persona në një barkë turistësh në lumin Vollga, presidenti rus, ka qenë i ashpër.

Dmitri Medwedew in Russland Moskau Skolkowo bei seiner Pressekonferenz

Dmitri Medvedev kritikoi gjendjen e vjetëruar të anijeve të udhëtimit

Autoritetet në Rusi kanë thënë se barka “Bulgaria” që u mbyt në lumin Vollga, ishte e mbipopulluar me njerëz. Trageti i vjetër, i ndërtuar në vitin 1955 në Çekosllovakinë e asaj kohe, kishte një kapacitet prej 140 pasagjerësh, por në kohën e tragjedisë, ishte me mbi 200 vetë në bord.

Anija kishte probleme teknike para nisjes

"Numri i anijeve të vjetra që lundrojnë në vendin tonë është i papranueshëm” tha presidenti rus, Dmitry Medvedev në përgjigje të tragjedisë të së hënës. "Në të kaluarën, këto gjëra janë lënë disi mënjanë dhe janë harruar, tani më e keqja ka ndodhur”.

Anija, që ishte nisur në një pushim disa ditor me shumë turistë, u mbyt në më pak se 3 minuta pas një stuhie të fortë. Sipas autoriteteve ruse, motori i anijes pati probleme para se të nisej. "Edhe para se të largohej nga porti i Kazanit, anija kishte probleme me motorin e majtë por kapiteni vendosi të vazhdojë, pavarësisht kësaj” thanë hetuesit që morën në dorë çështjen këtë javë.

NO FLASH Schiffsunglück Wolga Russland 10.07.2011

Tragjedia në Vollga

Tragjedia ka prekur shumë fëmijë

Të paktën 80 persona janë shpëtuar pas incidentit të rëndë ndërsa janë nxjerrë më shumë se 50 trupa të pajetë. Rreth 75 persona mungojnë ende në apelin e autoriteteve. Manovrat e shpëtimit janë komplikuar më shumë pasi autoritetet ende nuke dinë saktësisht numrin e personave në bord. “Shanset për të gjetur të tjerë persona që kanë mbijetuar, janë shumë të vogla” tha zëdhënësja e ministrisë së Situatave Emergjente, Irina Andrianova. Të mbijetuarit kanë rrëfyer se me dhjetëra fëmijë ishin në barkë, në momentin që u mbyt.

"Praktikisht asnjë prej fëmijëve nuk ia ka dalë që të mbijetojë. Ishin shumë fëmijë në barkë, vërtet shumë” tha një grua që i mbijetoi tragjedisë, në një intervistë për televizionin “Rossiya-24”.

Autor: AFP, dpa, Reuters/Aurel Boriçi

Redaktoi: Lindita Arapi