1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Tradhëti ndaj fqinjëve evropiano-lindorë

Sindikata e policisë po proteston nën pretekstin vendet evropiano-lindore kanë standarde më të ulta sigurie. Por shkaku i vërtetë i protestave është frika për vendet e punës.

default

Kufiri gjermano-polak

Një muaj përpara heqjes së kontrolleve kufitare mes Polonisë dhe Çekisë disa qindra policë dhe kufitarë protestuan në lindje të Gjermanisë kundër heqjes së këtyre kontrolleve. Sipas sindikatës së policisë hapja e kufijve po bëhet shumë e shpejtë dhe vendet evropiano-lindore kanë standarde më të ulta sigurie. Shkaku i vërtetë i protestave është frika e kufitarëve dhe policëve për vendet e punës.

Kufiri polako - gjerman

Kufiri polako - gjerman

Shengeni dhe hapja e kufijve me Poloninë po bëhet tepër herët - sa kollaj mund ta thuash një gjë të tillë. Sindikata e policëve gjermanë flet për korrupsion, probleme teknike dhe mungesë standardesh në radhët e kolegëve polakë. Policët po mobilizohen mbledhur rreth tryezave të kafeneve për të shpëtuar perëndimin prej hapjes së kufirit më 21 dhjetor.

Po sa të sinqertë janë shefat e sindikatës së policisë gjermane, në rast se duke luftuar ndoshta me të drejtë për ruajtjen e vendeve të punës të kolegëve të tyre ata shkatërrojnë emrin e kolegëve të tyre të vendeve fqinjë? Sa i ndershëm është veprimi i këtyre funksionarëve, që përhapin me ndërgjegje gënjeshtra?

Formular për marrjen e vizës Shengen

Formular për marrjen e vizës Shengen

Polonia i ka bërë detyrat e saj të shtëpisë sa i përket sigurimit të kufijve. Fqinjët evropianë në lindje të Gjermanisë kanë tani standarde të tilla sigurie, të cilat mund të krahasohen fare mirë me standardet gjermane.

Policët dhe kufitarët polakë janë të pajisur prej kohësh me aparate ndërlidhjeje të sigurta prej përgjimeve, ndërkohë që policëve gjermanë u duhet të përdorin ndonjëherë edhe celularë privatë. Po ashtu pjesa polake e kufirit të jashtëm i BE-së ka kohë që është pajisur me teknikën më të fundit.

Kontroll në kufirin gjermano - austriak 1 nëntor 2007

Kontroll në kufirin gjermano - austriak 1 nëntor 2007

Të gjitha këto dihen edhe prej policisë gjermane, sepse askush tjetër nuk i ka ndihmuar dhe këshilluar në të kaluarën policët polakë sa ata gjermanë. Nëpër raportet e brendshme të ekspertëve evropianë të sigurimit mund të lexosh lëvdata pas lëvdatash të autoriteteve më të larta gjermane për autoritetet polake të kufirit, ndërkohë që në intervistat e sindikalistëve gjermanë të policisë nuk lexon asnjë fjalë të mirë në këtë drejtim.

Në vend të fjalëve të tilla në to lexon për rrezikun e madh nga lindja, të cilat në të vërtetë synojnë të bombardojnë reformën që planifikohej në policinë kufitare. Për ndonjërin kjo mund të justifikohet nën petkun e luftës sindikaliste. Për tjetrin kjo është thjesht tradhëti ndaj fqinjëve evropianolindorë dhe heqje dorë prej ëndërrës së një Evrope pa kufij.

  • Data 23.11.2007
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CSKA
  • Data 23.11.2007
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CSKA