1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Tradhëti" apo marrëveshje në samitin e klimës në Kopenhagë

20 Dhjetor 2009

Mbi 110 presidentë dhe kryeministra morën pjesë në samitin e klimës në Kopenhagë. Atje ishin dhe Barack Obama, Angela Merkel, Nicolas Sarkozy, Luiz Inacio Lula da Silva... por rezultati ishte minimal.

https://p.dw.com/p/L8r8
Ngrohja po vjenFotografi: AP

"Më në fund kemi arritur një marrëveshje, një marrëveshje të vërtetë. Ia vlenë që janë mbledhur krerët e mbarë botës".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ban Ki Moon, doli të shtunën para gazetarëve, për të paraqitur rezultatet e samitit të klimës në Kopenhagë. Por ajo që deshi ta shes si sukses, ishte vetëm një marrëveshje politike e arritur një natë më parë mes përfaqësuesve të 25 vendeve më të zhvilluara industriale dhe atyre në ekspansion.

Shumë vende kanë protestuar ndaj kësaj marrëveshje, e cila nuk është miratuar, por është "marrë në konsideratë".

Kopenhagen Klimagipfel Proteste
Kërkohej marrëveshje e vërtetëFotografi: AP

Dokumenti parashikon kufirin e ngrohjes së Tokës prej dy gradë dhe ndihma financiare për vendet në zhvillim. Debatet ishin të ashpra dhe dokumenti u vetëm pas ndërhyrjes së ministrit britanik të Mjedisit Ed Miliband u bë e mundur që përfaqësuesit e 193 ta pranojnë këtë dokument si zyrtar, por pa ndonjë votim zyrtar dhe pa e miratuar atë. Ban Ki Moon tha se "dokumenti duhet të shndërrohet në një marrëveshje zyrtare", duke shtuar se muajt e ardhshëm do të punojë shumë në këtë drejtim me të gjithë politikanët.

"Shpëtimi" në momentin e fundit

Disa orë më parë dukej se samiti do të dështojë totalisht. Në ora tre të natës ishte e qartë se konferenca nuk do të arrijë synimet e parashtruara. Ian Fry, delegat i organizatës së shteteve të Paqësorit, të cilat janë rrezikuar nga ngritja e nivelit të ujit, bëri të ditur se ata nuk e pranojnë kompromisin minimal të 25 vendeve të zhvilluara dhe atyre në ekspansion. Të njëjtit mendim ishin dhe përfaqësuesit e shumë vendeve jugore. Claudia Salerno Caldera, nga Venezuela tregoi dorën e ngjyrosur me ngjyrë të kuqe, duke thënë se dorën e ka prerë për të sensibilizuar opinionin për kërkesat e vendit të saj.

"Kjo është tadhëti..."

Kopenhagen Klimagipfel Proteste Abschluss Obama
Presidenti Obama nuk la përshtypje të mirëFotografi: AP

„Kemi pasur durim, kemi qenë diplomatikë dhe diskret. Por në këtë moment duam, para Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, nëse këtu ekziston ndonjë vend që punon kundër Kartës së OKB-së“, theksoi ajo.

Me tekstin e marrëveshjes nuk ishin dakord as Bolivia, Nikaragua, Kuba dhe vende të tjera. 10 ditë negociatash në kryeqytetin e Danimarkës përfunduan pa rezultate konkrete. Në këtë mënyrë u refuzua marrëveshja e arritur me dyer të mbyllura prej 25 vendeve të zhvilluara industriale dhe atyre në ekspansion. Por marrëveshja ka sjellë përparime në çështjen e financimit për vendet në zhvillim. Ato duhet të marrin deri në vitin 2020 nga 100 miliardë dollarë në vit, për përmirësimin e klimës.

Në çështjen e lirimit të gazrave të dëmshëm, nuk është arritur asgjë. Presidentët dhe kryeministrat nuk ishin në gjendje të përcaktojnë kuota të qarta për planet deri në vitin 2020. Nuk është arritur asnjë marrëveshje madje as për planet deri në vitin 2050. Organizatat joqeveritare janë totalisht të zhgënjyera. Kumi Naidoo i organizatës Greenpeace pohon: „Kjo është tradhëti e të varfërve, tradhëti e vendeve të prekura, e vendeve ishuj dhe tradhëti e fëmijëve dhe nipërve të këtij planeti."

Shkaqet e dështimit të marrëveshjes serioze

Konferenca dështoi të arrije një marrëveshje të qendrueshme për dy shkaqe. Së pari, vendet nuk u dakorduan lidhur me sasinë e lejuar të emetimit të gazrave të dëshëm, sepse shumë pak vende ishin të gatshme të bëjnë lëshime. Dhe së dyti, Kina ka hezituar që të lejojë kontrollin e emisionit të gazrave në këtë vend. Shumë herë Presidenti Barack Obama është takuar me Kryeministrin Wen Jiabao. Më kot, sepse as Obama nuk ka ofruar më shumë se sa që amerikanët kanë ofruar më parë.

Merkel bei Regierungserklärung zum Kopenhagen
Angela Merkel e dëshpëruarFotografi: AP

“Besoj se ajo që kemi arritur në Kopenhagë, nuk është fjala e fundit. Është vetëm fillimi. Fillimi i një ere të negociatave ndërkombëtare", theksoi Obama. Vet fakti që ai doli me një kumtesë para kamerave, para se të debatohet marrëveshja e arritur, u pranua shumë keq prej pjesëmarrësve.

Obama si Bushi

Zëdhënësi i Grupit G-77 dhe Kinës, Lumumba Stanislas Di-Aping nga Sudani, sulmoi hapur Presidentin Obama. "Më lejoni të them qartë, mënyra se si është sjellur Obama këtu, paraqet një vazhdimësi të erës së Presidentit Bush.“

Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte poashtu në fund e dëshpëruar.

Kopenhagen Klimagipfel Ban Ki Moon
Ban Ki Moonin i mbetet shumë punëFotografi: AP

„Negociatat ishin jashtëzakonishtë të rënda. Dua ta them hapur se rezultatin e shikoj me ndjenja të përziera. Më parë kemi pasur mundësinë të ndërprejmë procesin, ose të pranojmë atë që ishte e mundur dhe të vazhdojmë punën. Ishte ky një vendim shumë i rëndë, por kam arritur bindjen se me ndërprerjen tani të procesit, do të humbnim shumë vite të tjera. Prandaj kemi thënë po, me këtë rezultat jemi dakord, ndërsa procesi duhet të vazhdojë", theksoi Merkel.

Megjithatë, samiti dështoi pasi vendet tjera nuk ishin të gatshme të pranojnë marrëveshjen e 25 vendeve.

Shansi tjetër, pas një viti

Pas një viti zhvillohet samiti tjetër në Meksikë, ku sërish do të bisedohet për mundësinë e parandalimit të ngrohjes së Tokës. Ekpsertët paralajmërojnë se koha po kalon. Sipas llogarive të instituteve të pavarura, si Climate Action Tracker, pas zhvillimeve të fundit në Kopenhagë, Toka mund të ngrohet deri në fund të këtij shekulli për 3 gradë celsius.

Kjo mund të ketë pasoja të rëndë për jetën tonë në këtë planet, pohojnë shkencëtarët. Shumë pjesë të Afrikës dhe Amerikës Latine do të bëhen të pabanueshme për shkak të thatësirave. Akulli në Grenlandë, mund të shkrihet, ndërsa niveli i ujrave detare të rritet për shtatë metra. Ujdhesat me një lartësi të vogël detare, si Maledivet apo Tuvalu mund të vërshohen nga uji, sikur edhe bregdeti i Bangladeshit.

Autor: Helle Jeppesen/Johannes Beck/Bahri Cani

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi