1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Trëndafila të bardhë për Marwën" - Ceremoni përkujtimore për egjiptianen e vrarë në Drezden

31-vjeçarja Marwa al-Sherbini u godit më 1 korrik për vdekje me thikë në sallën e gjykatës së Landit, nga një 28-vjeçar gjermano-rus. Hetuesit mendojnë se motivi ka qenë armiqësia ndaj të huajve.

Bashkatdhetarë të viktimave mbajnë në duar pllakata me fotografitë e së vrarës dhe të familjes së saj: „Marwa, ti mbetesh në kujtesën tonë“ dhe „Ndalni urrejtjen kundër myslimanëve.

Pas ceremonisë shumë vetë lanë ndonjë shënim në librin e ngushëllimeve.

Dhjetë ditë pas sulmit vdekjeprurës me thikë mbi egjiptianen Marwa qindra vetë përkujtuan para Bashkisë së Drezdenit viktimat. Shumë qytetarë vendosën trëndafila të bardhë "në shenjë respekti ndaj viktimave dhe për një bashkëjetesë paqësore në shoqëri".

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë ndër të tjerët edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Franz Myntefering, dhe kryetari i Këshillit Mysliman në Gjermani, Ajub Axel Këhler.

"Ne duam të tregojmë se jemi për një qytet të hapur," – thotë një qytetare nga Drezdeni kur flet për pjesëmarrjen e saj në ceremoni. Në sheshin para bashkisë sundon qetësia. Pjesëmarrësit, ndër të cilët edhe shumë të huaj, qëndrojnë të heshtur dhe seriozë.

Bashkatdhetarë të viktimës mbajnë në duar pllakata me fotografitë e së vrarës dhe të familjes së saj: „Marwa, ti mbetesh në kujtesën tonë“ dhe „Ndalni urrejtjen kundër myslimanëve"

Luftë e përbashkët kundër antisemitizmit dhe armiqësisë ndaj myslimanizmit

"Sot, duhet mbrojtur e drejta e pakufizuar e besimit, në të cilën bën pjesë edhe mbajtja e shamisë së kokës," - thotë Aiman Mazyek, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Mysliman në Gjermani. Kjo ka qenë arsyeja pse gjermano-rusi e kishte ofenduar 31-vjeçaren. Mazyek kërkon një luftë të përbashkët kundër antisemitizmit dhe armiqësisë ndaj myslimanizmit. "Fakti që këtu kanë ardhur kaq shumë qytetarë të Drezdenit tregon se ata shprehin solidaritetin e tyre kundër ekstremizmit të djathtë dhe të gjitha formave të tjera të racizmit dhe kjo është një shenjë e mirë, plot shpresë. Por ky është vetëm fillimi. Por ne duhet të gjejmë edhe përgjegjësit. Nuk na ndihmon shumë, nëse mbajmë leksione dhe pastaj i kthehemi jetës së përditshme. Atëherë nuk kemi mësuar asgjë nga historia e hidhur."

Edhe kryetari i Partisë Socialdemokratike, Franz Müntefering, thotë se nuk duhet mbetur vetëm tek dhënia e leksioneve. Akti duhet të ketë pasoja: "Zgjidhja për të ardhmen nuk qëndron te akuzat ndaj njëri-tjetrit, por duke ndihmuar njëri-tjetrin për të dhënë kontributin në mënyrë që të jetojmë së bashku në paqe dhe miqësi."

Pas ceremonisë shumë vetë lanë ndonjë shënim në librin e ngushëllimeve. Rrugës për në bashki ishte vendosur një shirit i madh, ku njerëzit shkruanin mendimet e tyre: "Ne kërkojmë dënim të shpejtë", "Kjo është turp për një gjykatë gjermane", "Marwa, ne të duam."

Vrasje për motive raciste

Gjykata e Landit Drezdenit ku 31-vjeçarja Marwa al-Sherbini u godit më 1 korrik për vdekje me thikë.

Gjykata e Landit Drezdenit ku 31-vjeçarja Marwa al-Sherbini u godit më 1 korrik për vdekje me thikë.

Një gjermano-rus, 28-vjeçar, e goditi për vdekje me thikë Marwa al - Sherbinin javën e kaluar gjatë një seance gjyqi dhe plagosi të shoqin e saj. I akuzuari ishte thirrur në seancën e apelit, pas dënimit me 780 euro gjobë sepse e kishte ofenduar egjiptianen si "islamiste" dhe "terroriste".

Sipas revistës „Focus“ motivet janë "raciste". Në sallën e gjygjit në Gjykatën e Landin në Drezden i akuzuari pati deklaruar se "racat joevropiane" nuk kanë të drejtë të jetojnë në Gjermani. Kështu e argumentoi ai edhe shkakun pse e kishte ofenduar egjiptianen. Akuza kundër tij pritet pas disa muajsh. Procesi pritet të zhvillohet në fund të vitit ose fillim të vitit 2010.

Autor: Beate Dietze/Aida Cama
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 13.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ImNN
  • Data 13.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ImNN