1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tour de France: Paulinho fiton etapën e dhjetë

15 Korrik 2010

Çiklisti profesionist portugez Sergio Paulinho fitoi etapën e dhjetë të Tour de France.

https://p.dw.com/p/OJdD
Sergio Paulinho
Sergio PaulinhoFotografi: AP

Sergio Paulinho fitoi etapën e dhjetë të Tour de France. Ai fitoi pas 179 kilometra nga Chambéry në Gap në sprint kundër bjellorusit Vasil Kirjienka. Fanellën e verdhë të kryesuesit vazhdon ta mbajë luksemburgasi Andy Schleck. Luksemburgasi ka 41 sekonda më pak se fituesi i vitit të kaluar Alberto Contador, nga Spanja.

Samuel Sanchez djathtas, dhe Andy Schleck.
Samuel Sanchez djathtas, dhe Andy Schleck.Fotografi: AP

Francezi Sandy Casar fitoi pardje etapën e fundit të vështirë alpine të Tour de France. Ai arriti i pari objektivin, në distancën nga Morzine-Avoriaz në St. Jean de Maurienne.