1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Raporti i KB për gjendjen e fëmijëve në Siri

Thomas Schmidt / Aida Cama13 Qershor 2012

Regjimi në Siri përdor në luftën civile rregullisht dhunë kundër fëmijëve. Kombet e Bashkuara e kanë vendosur Sirinë, po ashtu si Jemenin dhe Sudanin në "listën e zezë".

https://p.dw.com/p/15D78
This citizen journalism image provided by Shaam News Network SNN, taken on Thursday May 31, 2012 purports to show a Syrian child crying after eleven workers were killed by gunmen when they were on their way to work Thursday at a state-owned fertilizer factory in the central province of Homs, Syria.(Foto:Shaam News Network, SNN/AP/dapd)THE ASSOCIATED PRESS IS UNABLE TO INDEPENDENTLY VERIFY THE AUTHENTICITY, CONTENT, LOCATION OR DATE OF THIS HANDOUT PHOTO
Fotografi: dapd

Dhuna në Siri është duke u bërë gjithnjë e më brutale. Për herë të parë edhe një përfaqësues i lartë i Kombeve të Bashkuara e ka quajtur konfliktin në Siri "luftë civile." Sepse regjimi i atjeshëm nuk përdor kundër kryengritësve dhe opozitës vetëm tanke dhe artileri, por edhe helikopterë luftarakë. Përfaqësues të Kombeve të Bashkuara raportuan ditën e martë (13.06.2012) edhe se regjimi i Assadit përdor rregullisht dhunën kundër fëmijëve. Kombet e Bashkuara e kanë vendosur Sirinë, po ashtu si Jemenin dhe Sudanin në "listën e zezë".

Çdo vit në qershor Kombet e Bashktuara prezantojnë një raport mbi gjendjen e fëmijëve në konfliktet e armatosura. Çdo vit raporti përmend vrasjet dhe gjymtimet, zorturat dhe dhunimet. Megjithatë, ato që janë raportuar muajt e fundit nga Siria, nuk janë parë ende thotë Radhika Coomaraswamy. Ajo punon prej pesë vitesh si e ngarkuara e KB me viktimat e luftrave që kanë moshë minorene. "Ne kemi parë fëmijë që rrihen me kabell elektrik dhe të cilëve u shuhen cigaret në lëkurë. Kjo formë torture e ushtruar mbi fëmijët e kapur është e tmerrshme."

Demonstrators protest against Syria's President Bashar al-Assad after Friday prayers in Maraa, near Aleppo, June 8, 2012. The placard reads, "Your tanks never scared us, we are staying here, you are mortal". REUTERS/Shaam News Network/Handout (SYRIA - Tags: CIVIL UNREST POLITICS) FOR EDITORIAL USE ONLY. NOT FOR SALE FOR MARKETING OR ADVERTISING CAMPAIGNS. THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. IT IS DISTRIBUTED, EXACTLY AS RECEIVED BY REUTERS, AS A SERVICE TO CLIENTS
Fotografi: Reuters

Viktimat janë pjesërisht të moshës nëntë vjeçare. Fëmijët janë marrë me dhunë nga shkollat dhe banesat, zvarritur, torturuar dhe dhunuar. Regjimi i shfrytëzon fëmijët si tabela njerëzore për t'u mbrojtur nga goditjet:

"Në një autobus të mbushur me ushtatë të qeverisë, fëmijët janë mbajtur para dritares së automjetit, për të mbrojtur ushtarët nga sulmet."

Coomaraswamy bën përgjegjëse për dhunën e pashembullt të ushtruar kundër fëmijëve ushtrinë e rregullt siriane, shërbimin sekret të regjimit të Assadit dhe bandat Shabiha, të nxitura prej tij. Megjithatë ajo pranon se edhe rebelët rekrutojnë fëmijë për të bërë punët ndihmëse dhe për t'u kujdesur për të plagosurit. "Duhet të shtojmë se udhëheqja e rebelëve në ushtrinë e lirë siriane foli në bisedat tona kundër përdorimit të fëmijëve si ushtarë. Megjithatë në jetën e përditshme ka raste të tilla."

Me regjimin e Assad-it nuk ekzistojnë kontakte direkte. Nga Damasku ka ardhur një letër zyrtare. "Ata kanë dërguar një letër të gjatë sqaruese, në të cilat hidhen poshtë akuzat dhe vendosen pikëpyetje mbi burimet e informacioneve tona."

epa02639093 Germany's Ambassador to the United Nations, Peter Wittig abstains on a vote during UN Security Council meeting on a resolution that would impose a no-fly zone over Libya and authorize "all necessary measures" to protect civilians from attacks by Muammar Gaddafi's forces, at United Nations Headquarters in New York USA, 17, March 2011. EPA/PETER FOLEY
Ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara Peter WittigFotografi: picture-alliance/dpa

Ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara Peter Wittig drejton grupin e punës së Këshillit të Sigurimit për fëmijët në konfliktet e armatosura. Ai i quan përshkrimet në raportin e fundit të pështira dhe të frikshme: "Kjo tregon sa brutalish e zhvillon Assadi luftën e tij për mbajtjen e pushtetit. Dhe na tregon sa e domosdoshme është t'i jepet menjëherë fund dhunës."

Wittig kërkon krijimin e një komisioni ndërkombëtar që të hetojë krimet kundër fëmijëve. Ai kërkon po ashtu trajtim më të ashpër të Këshillit të Sigurimit të regjimit të Assad-it, duke e dënuar me sanksione dhe masa  të tjera: "Ne kemi bërë këtë propozim. Shpresojmë që të gjejë përkrahje, duke e bërë më të dukshme dhunën e forcave siriane të sigurisë."

Shpresat drejtohet ndaj Rusisë dhe Kinës, të cilat e kanë kthyer mbrapsht vendosmërinë e Kombeve të Bashkuara kundër Assadit, duke përdorur në mënyrë të përsëritur të drejtën e tyre të vetos. Megjithatë ka dëshmi se Moska dhe Pekini do të ndryshojnë qëndrimin e tyre bllokues, në mënyrë që të kontribuojnë që mijëra fëmijë në Siri të mbrohen nga dhuna dhe vdekja.