1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Topi: Shqipëria e mbështet pa rezervë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka nisur një vizitë dy ditëshe në Kosovë. Kjo është vizita e parë e presidentit Topi në Kosovë, që kur është zgjedhur president i Shqipërisë.

default

Presidenti shqiptar, Bamir Topi

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, deklaroi në Prishtinë, se ka ardhur koha që Kosova të shpallë pavarësinë dhe të dëshmojë se është një vend që di të kultivojë vlerat evropiane dhe të respektojë të drejtat e pakicave. Presidenti, Bamir Topi, i cili për herë të parë viziton Kosovën që kur u zgjedh president i Shqipërisë, u prit nga udhëheqësit politik kosovar me ceremoni të nivelit të lartë, parakaloi pranë gardës së TMK-së dhe në kuvend, ai mbajti një fjalim për të shprehur qëndrimin e Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës.

"Shqipëria është e bindur se vetëm një Kosovë e pavarur, demokratike dhe brenda kufijve të tanishëm dhe e orientuar nga Brukseli, është parakusht për t'u shkëputur përfundimisht nga e kaluara e hidhur e rajonit të ballkanit", tha presidenti Topi.

Presidenti Topi në fjalimin e tij, theksoi se integrimi i Kosovës drejt BE-së dhe zhvillimi i saj ekonomik do të kalojë edhe përmes porteve detare të Shqipërisë dhe rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Në këtë mënyrë, tha ai, Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet në mbështetje të popullit të Kosovës.

Koha për marrjen e vendimeve të rëndësishme

Topi: Koha për marrjen e vendimeve të rëndësishme ka ardhur dhe të gjithë duhet të provojnë se ka ardhur koha për një fillim të ri. Ndërtimi i një shteti evropian brenda kufijve të Evropës moderne, përmbushja me dinjitet e një misioni të lartë, mbetet realizimi i aspiratës shekullore të qytetarëve të Kosovës për shtetin e pavarur, demoratik, prosperues, funksional dhe të integruar në strukturat evroatlantike", tha presidenti Topi.

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, gjatë vizitës në Kosovë, shoqërohet nga një delegacion i madh, politikanësh, biznesmenësh, artistësh dhe figura tjera të jetës publike. Ai do të qëndrojë në Kosovë dy ditë dhe do të vizitojë edhe disa qytete tjera. Gjatë ditës, presidenti Topi, do të shpallet nga kuvendi komunal i Prishtinës, "Qytetar Nderi" i kryeqytetit të Kosovës. Ai dekorohet me Medaljen e Artë, "Hyjnesha në Fron', një simbol ky me të cilin identifikohet kryeqyteti i Kosovës, Prishtina. Poashtu, Universiteti i Prishtinës, do ta nderojë presidentin Bamir Topi, me titullin "doctor honoris-kausa".

  • Data 25.01.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cxcf
  • Data 25.01.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cxcf