1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Toni Bler lan në kujtime hesapet me Gordon Brown-in

Blair shpreh keqardhje të thellë për vrasjet gjatë ndërhyrjes ushtarake në Irak, por nënvizon se nuk pendohet për vendimin që Sadam Huseini të rrëzohej me luftë nga pushteti.

Në librin e tij Blair-i lan hesapet me Brown-in

Në librin e tij Blair-i lan hesapet me Brown-in

Tony Blair i cili e mori postin e kryeministrit britanik në vitin 1997, ishte kryeministri më i suksesshëm i Partisë Laburiste, duke fituar tre herë në zgjedhje. Në vitin 2007, në këtë post atë e zëvendësoi Gordon Brown.

Lufta në Irak hedh hije mbi Blair-in

Një hije të rëndë mbi dhjetë vitet në pushtet të Tony Blairit ka hedhur lufta në Irak në vitin 2003, ku ai pa rezerva mbështeti ndërhyrjen usharake të ish-presidentit amerikan George Bush. Në një intervistë për BBC-në, Tony Blair tha se i vjen keq për shumë të vdekur, por nuk pendohet për ndërhyrjen.

“Si mund të mos ndiesh keqardhje për njerëzit e vrarë? Duhet të jesh johuman në qoftë se mendoni ndryshe. Në qoftë se më pyesni a pendohem për këtë vendim, më duhet të them se e marr përgjegjësinë, por nuk pendohem për këtë vendim"

Raportet me Brown-in tërheqin vëmendjen

Në librin e tij Blair shkruan se ende ndien ankth për të vrarët gjatë konfliktit, për të cilët është shkruar dhe janë derdhur shumë lot. Por sipas tij, mbetja e Sadam Huseinit dhe e djemve të tij në pushtet do të ishte edhe më e keqe.

Në Britani të Madhe, një vëmendje e posaçme i është kushtuar raporteve të Blair-it me ish-ministrin e tij të Financave, Gordon Brown. Në vitet 90-të ata ishin miq të ngushtë, por gjendja ndryshoi më vonë në mënyrë dramatike. Në këtë libër, Blairi e quan Brownin "një person që ngrinte tensione".

Paul Richards, ish-këshilltar në administratën e Blairit i përshkruan kështu raportet mes tyre:

“Mendoj se kjo është çështja që të habit më së shumti në këtë libër, pra kjo shkallë e intensitetit të raporteve mes tyre. Ata kanë filluar si miq dhe partnerë të ngushtë, gjatë qeverisjes kanë pasur mosmarrëveshje dhe në fund janë shndërruar në armiq. Blairi e përshkruan këtë gjendje si raport mes dy personave që dashurohen, të cilët më vonë martohen, por në fund ndahen. Ndërkohë që në opinion nuk dihet as gjysma e asaj që ndodh prapa skenës."

Gordon Brown pak pas emërimit kryeministër, qershor 2007

Gordon Brown pak pas emërimit kryeministër, qershor 2007

Një zëdhënës i Gordon Brownit bëri të ditur se pasardhësi i Blairit në post nuk do t'i komentojë të dhënat e librit, por mendon se disa sulme kanë qenë të dëmshme për laburistët. Përsa i përket shitjes së librit, botuesit presin që ai të shënojë rekorde. Tony Blairi ka bërë të ditur se paratë e fituara nga ky libër do t'i japë si donacione. Disa kritikë të tij thonë se këto janë para të përgjakura, ndërsa disa analistë të tjerë thonë se vetë fakti që Blairi nuk do të përfitojë nga ky libër, do t'i shtyjë disa njerëz ta blejnë atë.


Autor: Catherine Drew/Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 03.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P3SM
  • Data 03.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P3SM