1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tone të reja nga Uashingtoni

Çfarë forme do t`i japin amerikanët politikës së jashtme dhe bashkëpunimit me evropianët? Fjalimi i zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden në Konferencën e Sigurisë në Mynih, dha përgjigjet e para për këto pyetje.

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

"Amerika ka nevojë për botën, dhe bota ka nevojë për Amerikën," thotë Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden në fjalimin e mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Politika e jashtme amerikane do të rishikohet në përgjithësi. Për këtë nuk la asnjë dyshim zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, në fjalimin e tij të parë në Evropë. Nën presidentin e ri Obama nuk do të ndryshojë vetëm përmbajtja e saj, por edhe stili. „I ngarkuar nga Barack Obama dëshiroj të them se do të ketë një ton të ri në politikën e jashtme amerikane.“

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden me presidentin francez, Nikolas Sarkozy, 8 shkurt

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden kërkon nga evropianët angazhim më të madh në Afganistan, 8 shkurt 2009


Ka kaluar koha e rrugës që Amerika bëri e vetme, ka kaluar koha e heshtjes në pikëpamjet e ndryshme. Me bisedime dhe në partneritet, kërkon qeveria e Obamës të zgjidhe problemet, tha Biden duke marrë për këtë shumë duartrokitje. „Aleatët ndërkombëtarë dhe organizatat nuk e dobësojnë forcën e Amerikës, përkundrazi ato përmirësojnë sigurinë tonë, ekonominë tonë dhe vlerat tona. Prandaj ne do të angazhohemi që të dëgjojmë të tjerët dhe tu qëndrojmë atyre pranë. Amerika ka nevojë për botën, dhe bota ka nevojë për Amerikën."

Por për zëvendëspresidentin amerikan, stili i ri kooperativ për SHBA nuk do të thotë se duhet hequr dorë nga bindjet. Kështu për shembull Uashingtoni, do të përpiqet të zhvillojë bisedime me Iranin, por do të vazhdojë në to të këmbëngulë për t`i dhënë fund programit atomik të tij. Ashtu si dhe më parë, SHBA duan të ndërtojnë sistemin mbrojtës raketor në Evropën lindore, por do të flasin për të me Rusinë. I gjithë bashkëpunimi me Rusinë duhet të shihet krejtësisht nga e para. „Në vitet e fundit është krijuar një hendek i rrezikshëm midis Rusisë dhe Natos. Ka ardhur koha, dhe këtu citoj presidentin Obama, që të rishihen shumë fusha të bashkëpunimit me Rusinë.“

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dhe kancelarja gjermane Angela Merkel në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden vlerëson angazhimin civil dhe ushtarak të Gjermanisë në Afganistan


SHBA do të bëjnë më shumë por edhe do të kërkojnë më shumë nga partnerët, tha Biden. Edhe evropianët duhet të mbajnë pjesën e tyre të ngarkesës, si përshembull në Afganistan. Ministri gjerman i jashtëm nuk sheh që Gjermanisë t`i vijnë të papritura:„Unë nuk kam përshtypjen se do të kemi kërkesa të papërballueshme për palën gjermane. Përkundrazi, unë dëgjova sot të flitet më repsekt për vendimet tona, si për përpjekjet civile për ndërtimin e Afganistanit, ashtu edhe për rritjen në 4 500 të numrit të ushtarëve."


Ndihmë praktike, qeveria amerikan pret në pranimin e të burgosurve të Guantanamos, tha Steinmeier. Biden theksoi edhe një herë në Mynih se kampi do të mbyllet dhe se nuk do të ketë më metoda torture.

  • Data 08.02.2009
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GpQL
  • Data 08.02.2009
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GpQL