1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tomislav Nikoliç: lëvizje në çështjen e Kosovës?

Në Serbi socialistët kanë rënë dakord me partinë e Progresit për krijimin e qeverisë. Çfarë pritet prej qeverisë së re?

Qeveria e re serbe publikoi programin Rechte: Hiermit erkläre ich mich einverstanden, dass die DW meinen eigenen, als Anhang verschickten Fotos, für das gesamte Online Angebot verwenden darf, Marina Maksimovic, Belgrad

Qeveria e re serbe publikoi marrëveshjen e koalicionit

Dy muaj pas zgjedhjes së parlamentit në Serbi më 6 maj pesë parti në Beograd kanë rënë dakord për krijimin e koalicionit qeveritar. Kryeministër i ri do të jetë Ivica Daçiç, i cili në vitet 1990-të ka qenë zëdhënës i sundimtarit serb Sllobodan Millosheviç dhe që u bë pasuesi i tij në krye të partisë Socialiste të Serbisë (SNS). Shumica e ministrave në kabinetin e Daçiçit do të jenë nga partia Serbe e Progresit, SNS, e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç. Vuçiçi ka qenë për një kohë të gjatë politikan drejtues i "Partisë Radikale Serbe" nacionaliste të ish-udhëheqesit të çetnikëve, të akuzuar nga tribunali i Hagës, Vojislav Sheshelj. Në vitin 2008, së bashku me presidentin e sotëm serb Tomislav Nikoliç, që ishte po ashtu një pasues i Shesheljit, ai krijoi një parti të vetën, relativisht të moderuar, SNS. Forca e tretë në koalicion është partia "Rajonet e Bashkuara të Serbisë", URS, e udhëhequr nga ministri i mëparshëm i Ekonomisë, Dinkiç. Këtyre u shtohen edhe dy parti të vogla, të cilat kanë hyrë në parlament përmes një koalicioni parazgjedhor me socialistët.

Ivica Daçiç, kryeministri i ri i Serbisë

Ivica Daçiç, kryeministri i ri i Serbisë

Qeveria e re ka më shumë se 131 nga 250 vendet në parlament. Nëqoftëse koalicioni mbetet, partia e presidentit të deritanishëm Boris Tadiç duhet të kalojë në opozitë. Tadiçi pas humbjes kërkonte të merrte postin e kryeministrit, por humbi mbështetjen e partnerit të mëparshëm në koalicion Daçiç, sepse ky preferoi të pranojë ofertën, që të bëhej vetë kryeministër në një koalicion me SNS.

Serbia synon anëtarësimin në BE - pa njohur Kosovën

Në marrëveshjen e koalicionit, të publikuar të mërkurën nga mediet serbe thuhet se qëllimi kryesor i qeverisë është të bëjë të gjitha përpjekjet, me qëllim që Serbia sa më parë të jetë e mundur të marrë një datë për fillimin e bisedimeve për pranim në BE. Pika e dytë e marrëveshjes e relativizon këtë synim me deklarimin se "Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës." Në fakt edhe pesë nga 27 shtetet e BE nuk e njohin Kosovën, por në radhë të parë Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, që kanë marrëdhënie diplomatike me Prishtinën, kërkojnë një zgjidhje të konfliktit të Kosovës, si parakusht për një pranim të mundshëm të Serbisë.

Nga ana tjetër, koalicioni i ardhshëm në Beograd sinjalizon, ndryshe nga qeveria e mëparshme, se do t'i zbatojë të gjitha hapat, për të cilat është rënë dakord në të ashtuquajturin dialog teknik. Përveç kësaj dialogu serbo-kosovar do të vazhdohet dhe në të ardhmen ai do të zhvillohet me pjesëmarrjen e "funksionarëve më të lartë të shtetit". Presidenti Nikoliç ka dhënë së fundi të kuptohet, se ai ndryshe nga paraardhësi i tij Tadiç mund ta përfytyrojë edhe një takim me presidenten kosovare, Afitete Jahjaga.

Autor: FAZ/ Angjelina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi