1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Tmerr dhe trishtim në Rusi - Zjarret përhapen ende

Katastrofa më e rëndë natyrore në Rusi që prej dhjetëra vjeçarësh. Qindra mijëra forca shpëtimi luftojnë kundër zjarrit, që ka përfshirë pyjet në pjesë të tëra të vendit. Sipas të dhënave zyrtare humbën jetën 34 vetë.

default

Zjarr pranë fshatit Shuvoje rajoni Jegorjevsk

Njerëzve në zonat e prekura nga zjarri ua sheh akoma tmerrin në fytyrë. Nga fshatrat e tyre nuk ka mbetur asgjë - pa u ndalur vorbulla e zjarrit shkretoi dhe mori me vete gjithçka. Në provincën ruse çatitë e shumë shtëpive janë ndërtuar me dru. Vetëm me fat njerëzit mundën t'i shpëtonin zjarrit.

Waldbrände in Russland

Pyll, që digjet pranë një periferie të qytetit Voronezh

"Këtu në fakt nuk mund të shpëtoje! Në asnjë mënyrë! Kishe ndjenjën se ndodheshe në një krater! Ishte e tmerrshme! Nga nxehtësia gati na pëlcitën sytë. Vetëm falë ikonës kemi mbijetuar", tregon një grua besimtare nga rajoni Voronezh. Kjo zonë ndodhet afro 500 km në jug të Moskës. Atje zjarret janë shumë të rrezikshme. Ajo dhe burri i saj kanë jetuar deri tani me bujqësi. Tani familja ka humbur gjithçka. Më kot ata luftuan deri në fund për të shpëtuar plaçkë e laçkë.

Waldbrände in Russland

Një zjarrfikës pranë qytetit Voronezh

"Unë e ujisja vazhdimisht plantazhin me patate. Kur filloi zjarri, bëri së pari një kthesë, kapi tokën e thatë të komshiut. Në fakt patatet na e kanë shpëtuar jetën."

Gjendje e jashtëzakonshme në shumë rajone

Deri tani sipas të dhënave zyrtare 34 vetë kanë rënë viktimë e zjarreve. Më shumë se 7.000 zjarre kanë pllakosur në të gjithë vendin. Në më shumë se në 14 rajone është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Edhe pse tani janë në veprim 240.000 ndihmës dhe avionët hedhin pa pushim ujë nga ajri për të shuar zjarrin - duke pasur parasysh përmasat e katastrofës këto njerëz janë të lënë vetëm.

Waldbrände in Russland

Nga shtëpia nuk ka mbetur asgjë

"Shtëpia jonë mori zjarr në tre vende njëherësh. Djali im shpëtoi vajzën e vogël duke e shpënë së pari në një vend të sigurt nga flakët. Pastaj donte të merrte edhe disa dokumente të rëndësishme, por nuk ishte më e mundur. Hyrja e shtëpisë kishte marrë flakë."

Shteti u premton ndihmë personave të dëmtuar

Viktimave të katastrofës kryeministri Vladimir Putin u premtoi ndihmë të shpejtë dhe zhdëmtim. Kështu çdo person i dëmtuar do të marrë afro 5.000 euro. Për ata, që kanë humbur me të vertetë gjithçka, nuk është shumë. Që të hënën (02.07) kanë filluar të paguhen shuma më të vogla ndihmë emergjente, me qëllim që njerëzit të mund të blejnë gjërat më të domosdoshme për javët, që vijnë.

Waldbrände in Russland

Banorët përpiqen të shuajnë zjarrin

"Së pari duhet të përgatisim fëmijët për shkollë – për të ngrënë na duhen gjithashtu ca para."

Situata nuk ështe ende nën kontroll

Të mendosh për premtimin për rindërtimin e shtëpive, është akoma herët. Fundja zjarret nuk janë akoma nën kontroll. Ministri i Mbrojtjes Civile Shoigu paralajmëroi se situata në shumë zona mund të përkeqësohej. Dhe as prognoza e motit nuk jep shkak për shpresë. Vera më e nxehtë që prej 130 vjetësh po e lë Rusinë pa frymë. Edhe për ditët e ardhshme parashikohen temperatura deri në 40 gradë.

Autor: Stephan Laack/ Angjelina Verbica

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 03.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OaOg
  • Data 03.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OaOg