1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Tiranaweg në Dortmund

Në Googlemap nuk e gjen ende, e as në hartat e qytetit, sepse Rruga Tirana (Tiranaweg) në Dortmund është më e reja e qytetit industrial në pellgun e Ruhrit.

default

"Am Rosenplätzchen" u shndërrua në "Tiranaweg"

Të martën (04.03.) atë e përuroi ambasadori shqiptar në Berlin Gazmend Turdiu. "Isha me kënaqësi në atë ceremoni," thotë Turdiu "ishte hera e parë që një rrugë në territorin e Republikës Federale gjermane merrte emrin e Shqipërisë."

Kryetari i bashkisë së lagjes Sascha Mader (Sasha Mader) kishte dashur që disa rrugë në një bllok të porsa ndërtuar të lagjes Alperbeck t'i pagëzonte sipas kryeqyteteve të Evropës. Bashkë me Turdiun në përurim ishte dhe kryetari i bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka. Bashkia e Shkodrës, e cila është e binjakëzuar me atë të Dortmundit, kishte qenë një nga nismëtarët e këtij aksioni, krahas GTZ-së dhe ambasadës shqiptare, sqaron Turdiu më tej.

300 metra i ka rezervuar bashkia e Dortmundit kryeqytetit të Shqipërisë, pak a shumë të njëjtën gjatësi si rrugës së Athinës (Athenerweg) që është paralele me Tiranaweg. Të dyja këto rrugë kryqëzohen me Bulevardin e Stokholmit. Ndërsa në vazhdim të rrugës së Tiranës është ajo e Dublinit. "Tirana në këtë mënyrë është në zemër të Evropës së vjetër", thotë Turdiu, "dhe kjo është një reklamë shumë e mirë për vendin tonë".

  • Data 11.03.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMtf
  • Data 11.03.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMtf