1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tirana përshëndet rizgjedhjen e Tadiçit

Tirana i sugjeron Prishtinës të pëgatitet për të përballuar sfidat e pas shpalljes së pavarësisë. Kosova duhet të jetë atdhe për gjithë qytetarët e saj

Demostratë për pavarësinë e Kosovës, Tiranë nëntor 2007

Demostratë për pavarësinë e Kosovës, Tiranë nëntor 2007

Në fitore shumëdimensionale në raport me perspektivën e përbashkët europiane të Serbisë dhe të rajonit. Me këtë këndvështrim Tirana zyrtare e ka vlerësuar rizgjedhjen në postin e Presidentit të Serbisë të properëndimorit Boris Tadiç.
Kreu i diplomacisë së saj, Lulzim Basha e konsideroi atë si “një triumf të forcave moderatore. Bashkë me hapat që pritet të ndërmerren në Kosovë, rizgjedhja e Tadiçit padyshim ndihmon për një rajon më të qetë që ecën me më siguri drejt integrimit në BE.”

Ministri i jashtëm i Shqipërisë Basha, mendon se shpallja e pavarësisë do të jetë e shpejtë. Duke përmendur, përgatitjet që qeveria e re e Kosovës ka bërë deri më tani për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë, ai nuk ka munguar t’i kujtojë Prishtinës “ hapat që duhet të ndërmarrë për të vënë në jetë planin Ahtisari, si hartimi i Kushtetutës, përcaktimi i simboleve kombëtare. Kosova është në prag të përballjes me sfida të pas shpalljes së pavarësisë, e cila do
të jetë shumë e shpejtë” ka deklaruar ai.
Kreu i diplomacisë së Tiranës i ka kujtuar qeverisë së Kosovës së pavarur vëmendjen që duhet të tregojë ndaj komuiteteve etnike qe banojnë në Kosovë. Ndonëse nuk e ka përmendur është e nënkuptuar fare qartë se fjala është në rradhë të parë për komunitetin serb që jeton në Kosovë. “Kosova e pavarur duhet të jetë një ved që u ofron shanse të barabarta dhe mundësi prosperiteti gjithe qytetarëve të saj,” tha ai në Tiranë. Deklarimet e mësipërme Basha i bëri pas përfundimit dje të një vizite zyrtare në Prishtinë.

Burime nga Ministria e Jashtme pohojnë për DW se Tiranë zyrtare po përgatitet të jetë një nga vendet e para që do të njohë shtetin e ri të Kosovës. në zyrat e saj po përzgjidhet ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, si fakti më kuptimplotë i njohjes së shtetit të ri të Kosovës.

  • Data 05.02.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D2UG
  • Data 05.02.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D2UG