1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tirana përgjigjet ndaj notës së protestës së Beogradit

Bashkëpunim në interes reciprok dhe mbështetje ndaj integrimit evropian të Serbisë

default

Pamje nga Tirana

”Rikonfirmoj vullnetin politik të Tiranës për bashkëpunim me Serbinë në të gjitha fushat me interes reciprok dhe dëshirën për ta parë sa më shpejt Serbinë pjesë të integrimeve evropiane.“ Me këtë deklaratë iu përgjigj ministri i jashtëm i Shqipërsë, Lulzim Basha, notës së protestes së Beogradit, si reagim kundërshtues ndaj njohjes që qeveria e Tiranës i bëri shtetit të pavarur të Kosovës.

Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme thanë për DW se “nota serbe e protestës nuk paraljmëronte ngrirje të marrëdhenieve diplomatike me Tiranën por për mosrespektim të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara". Bashkë më konfirmimin e vullnetit politik të qeverisë së Tiranës për të vijuar bashkëpunimin me Serbinë, pavarësisht nga qëndrimet e kundërta lidhur me njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës, ministri i jashtëm, Basha ka publikuar edhe këndvështrimin e qeverisë së Tiranës për një efekt të mundshëm të protestave të serbëve të Mitrovicës.

“Nuk ka asnjë dyshim, që Kosova e pavarur me kufijtë e saj ndërkombëtarë, siç është pranuar dhe do të vazhdojë të pranohet nga komuniteti ndërkombëtar është realiteti i vetëm që do të mbizotërojë. Asnjë përpjekje për të dikutuar integritetin territorial të Kosovës nuk mund të ketë sukses.“

Deklarata e ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha, për moscënim të tërësisë territoriale të Kosovës ose moslejimin e shkëputjes së Mitrovicës Veriore është bërë në një kohë kur trupat paqeruajtëse të NATO-s kanë rihapur dy pikat e kontrollit kufitar midis Serbisë dhe Mitrovicës Veriore, të shkatërruara nga protestat e serbëve te Mitrovicës në ditët e para të kësaj jave.

Qëndrimin i Shqipërisë pro vazhdimit të bashkëpunimit me Serbinë u bë publik gjatë një konference shtypi që ministri i Jashtëm i Shqipërisë dha bashkë më homologun e tij nga Letonia, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Pas njohjes që Letonia i bëri dje shtetit të pavarur të Kosovës, shteti baltik, i ofron Shqipërisë mbështetje për anëtarësimin e saj në NATO në kuadër të politikës së dyerve të hapura dhe kontriburtit të Letonisë për sigrinë në Evropë. Ministri Basha nga ana e tij tha se“Shqipëria do të zhvillojë marrëdhënie bashkëpunimi me Letoninë në interes reciprok por edhe në kuadër të paqes, sigurisë dhe të stabilitetit në Evropë.“

Vizita e ministrit të jashtëm të Letonisë në Tiranë është e para në marrëdhëniet diplomatike Letoni- Shqipëri.



  • Data 21.02.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DBH1
  • Data 21.02.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DBH1