1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tirana: 'nuk ka asnjë paralelizëm mes Osetisë së Jugut dhe Kosovës'

Berisha e përshkroi konfliktin mes Rusisë dhe Gjeorgjisë si "një shfaqje të ekspansionizmit rus ndaj një vendi të vogël"

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

"Është një përpjekje drejt Bashkimit Sovjetik", kështu e ka etiketuar kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha konfliktin më të fundit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë. 24 orë pas një deklarate të kujdesshme të Ministrisë së Jashtme në Tiranë, shefi i qeverisë u tregua të hënën pasdite i ashpër ndaj rolit të Rusisë në konfliktin me Gjeorgjinë për Osetinë e Jugut.

"Qeveria shqiptare shpreh mbështetje të plotë për integritetin dhe sovranitetin e Gjeorgjisë. Është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë. Është një shfaqje e ekspansionizmit rus ndaj një vendi të vogël. Rusia ka dyndur forcat e saj ndaj një vendi të lirë, ndaj një vendi demokratik", deklaroi kryeministri Sali Berisha.

Duke u nisur dhe nga tentativat e ndërkombëtarëve për ta ndaluar konfliktin e përgjakshëm në rajon, kryeministri uroi "që të ketë një zgjidhje sa më parë, por dhe kërkoj një reagim të fuqishëm ndërkombëtar për të garantuar sovranitetin dhe integritetin e këtij vendi demokratik".

Duke komentuar mbi zhvillimet e vrullshme në konfliktin mes Rusisë dhe Gjeorgjisë Berisha deklaroi se "Nuk ka asnjë paralelizëm mes çështjes së Osetisë së Jugut dhe Kosovës", ashtu siç kanë analizuar qarqe të ndryshme mediatike dhe diplomatike në ditët e fundit.

  • Data 11.08.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EutG
  • Data 11.08.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EutG