1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Tirana në emocionet e Botërorit: Restorantet mbushen me ekrane televizive

Fillimi i Kampionatit Botëror të Futbollit po pritet me interesim në Shqipëri. Lokalet kanë nisur përgatitjet për të krijuar një atmosferë sa më sportive. Pritmëri për gjallërim të aktivitetit kanë kompanitë e basteve.

default

Pamje simbolike

Bardhoku një 50 vjeçar që menaxhon një bar në zonën e qendrës së Tiranës ka nisur prej ditësh risistemin e lokalit. Ai ka riorganizuar të gjitha ndenjëset dhe tavolinat, ka vendosur një ekran të madh për transmetimet televizive, ka vendosur foto, banderola dhe distinktivë nga ekipet kryesore të Botërorit të sivjetëm, duke krijuar një atmosferë të vërtetë sportive.

Bardhoku është i bindur se gjithshka do të jetë gati në ceremoninë hapëse të Kampionatit: “Si gjithmonë ne ju krijojmë kushte më të mira fansave të futbollit. Ata që duan t'i ndjekin ndeshjet në lokale publike të hapura ose të mbyllura. Nisur nga kampionatet e kaluara, këtu bëhet si në stadium. Vizitorët e lokalit vishen me uniformat e ekipit të zemrës, madje mbajnë dhe flamuj dhe logo të ndryshme. Duartrokasin, shfryjnë emocionet, është shumë bukur...”

Albanien Land und Leute Kafe in Tirana

Lokal në Tiranë

Baret e restorantet përgatiten për tifozët

Përgatitje për të mbledhur tifozë të ndeshjeve të botërorit po bëjnë shumë bare e restorante të tjera në Tiranë. Evente të tilla pjesa më e madhe e njerëzve dëshirojnë t'i ndjekin në lokale të tilla. Futbolli me magjinë e vet tërheq gjithmonë e më shumë njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Ata kanë pritmëri të ndryshme për këtë ngjarje botërore.

St. George's Park Sportstadion in Südafrika

Në pritje të ndeshjeve!Stadium futbolli në Afrikën e jugut

Një tifoz shprehet: “Do të kemi një farë përmbysje le të themi. Do të ketë mendoj më tepër skuadra afrikane, të cilat do të ngjiten drejt majave të piramidës së futbollit”. “ Ndërsa një tjetër dyshon se mund të ketë trukime. “Besoj se janë disa ekipe favorite, për të vënë baste. Të presim tani se çfarë do të na japë fusha e blertë, që të kapin ndonjë lek në baste… Në ndeshjet e treta në grupe mendoj se mund te ketë trukime. Aty mund të ketë lëshime ndeshjesh”.

Mjaft të interesuar për zhvillimin e këtij kampionati janë dhe kompanitë e firmat e parashikimeve, ose siç njihen kompanitë e basteve. Pritmëria nga një aktivitet i tillë është e veçantë, thotë për DW, Hiqmeti, që punon prej vitesh i licensuar në një pikë të parashikimeve. “Fillimi, apo dy javët e para të kampionatit them se do të kenë punë, do të ketë lëvizje. Se mund të bëhen lidhje ndeshjesh. Por pastaj bie puna. Se me një ndeshje ose dy në ditë nuk mund të formulosh një skedinë. Pra tani është rast i mirë për ata që vënë shumë lek me ndeshje teke”.

Flash-Galerie WM 2002 Brasilien Tor vom Ronaldinho gegen England

Pamje simbolike

Një eveniment kaq madhor i futbollit nuk guxon të preket me trukime

Por në rradhët e parashikuesve të futbollit nuk mungon dhe dyshimi e frika se kampionatin mund ta infektojë dukuria e trukimit të rezultateve. Analisti i njohur sportiv, Fatmir Mneri që drejton të përditshmen “Sport Ekspres” nuk i mbështet këto qëndrime. “Nuk mund të mohohet se futbolli në mjaft kampionate europiane ka rënë pre e kompanive të basteve. Gjykoj se do të jetë e tepërt që të guxohet të preket boshti i futbollit në një eveniment kaq madhor si kampionati botëror. Do të ishte një sakatim i lojës.”

Për Mnerin kampionati botëror nuk është vetëm gara e pjesmarrësve, por dhe ballfaqimi i ekipeve që nuk kanë arritur të jenë prezent në këto finale. Ai thotë për DW se komuniteti i futbollit në Shqipëri është përfituesi kryesor nga oferta që do të na japë ky Botëror. “Përveç pjesës hedonistike që ka kampionati, për të parë një ndeshje të bukur, një gol të bukur, për profesionistë ku përfshihen trajnerët e lojtarët kanë seç të mësojnë. Se tashmë luhet shumë në letër para se të luhet në fushën e lojës”.

Kush do të kualifikohet në ndeshjet në grupe? Cilët do të jenë finalistët? Kush do të shpallet si ekipi më i mirë i globit? Këto dhe pyetje të tilla që ngacmojnë fansat e adhuruesit e lojës më popullore kanë nisur të artikulohen dhe pritet të marrin përgjigje gradulisht në vijim të kampionatit. Pas një gare që i ballafaqon por dhe i lidh edhe më shumë standartet e kulturat sportive nga vende të ndryshme të botës.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 09.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nm57
  • Data 09.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nm57