1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tirana me strategji të re për parandalimin e dhunës në familje

Parlamenti shqiptar ka zhvilluar një seancë krejt të pazakontë: në karriget e deputetëve burra janë ulur 130 gra, personalitete të jetës politike e shoqërore, për të denoncuar dhunën në familje

Dhuna në familje është në rritje në Shqipëri

Dhuna në familje është në rritje në Shqipëri

Një seanca parlamentare krejt e pazakontë në parlamentin shqiptar. Në një parlament prej 140 deputetësh ku 130 janë burra dhe vetëm 10 gra është përmbysur ky raport shqetësues për pjesëmarrjen e gruas në politikë: 130 gra, personalitete publike dhe aktiviste për të drejtat e tyre janë ulur në karriget e Parlamentit dhe vetëm 10 deputetë bashkë, ndër ta edhe kryeministri Sali Berisha kanë qenë të pranishëm në seancë.

Duke e hapur atë, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, inisiatore e organizimit të saj tha se “kjo seancë është si fillimi i një fushate elektorale. Kam menduar përherë se ndërgjegjësimi i shoqërisë është shumë i rëndësishëm, sepse i shërben parandalimit të dhunës në familje.“

Ndonëse në Shqipëri dhuna në familje dënohet me ligj përmasat shqetësuese që ajo po merr tregojnë se ligji ka nevojë të përnirësohet. Këtë e pranon edhe vetë Kryetarja e Parlamentit, Topalli:“ ky ligj ka nevoje të përmirësohet, për t´i dhënë shoqërisë instrumentat dhe mekanizmat e duhura, që kur dhuna të ndodhë ajo të dënohet“.

Kryeministri Sali Berisha pranoi se megjithë përpjekjet e qeverisë së tij për të ndërtuar një strategji të parandalimit të dhunës në familjen shqiptare ajo po rrit frikshëm përmasat e saj. “Çdo javë, tha Berisha, dëgjojmë kronika për fatkeqësi, për ekzekutim të bashkëshortëve, prindit pasi këto nuk mbahen dot të fshehta. Por janë edhe ato që ne nuk i dëgjojmë edhe nuk publikohen. Lufta kundër dhunës në ka nevojë për strategji dhe bashkërendim të përpjekjeve të gjithë faktorëve që mund t´i thonë ndal asaj.

Fushata kundër dhunës në familje përfundon në fillim të dhjetorit. Për sensibilizimin e shoqërisë sidomos të grave për të denoncuar dhunuesit e tyre në familje janë përfshirë organizata të shoqërisë civile dhe ato të Kombeve të Bashkuara, që operojnë në Tiranë.


  • Data 30.11.2007
  • Autor Ani Ruci/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CV9V
  • Data 30.11.2007
  • Autor Ani Ruci/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CV9V