1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tiranë: Sollaku 2 mbërrin në parlament

Prokurori i Republikës në Shqipëri akuzohet për shkelje të rënda të ligjit. Raporti i Komisionit "Sollaku 2" që hetoi aktivitetin e tij mbërrin në Parlamentin shqiptar.

Justitia, perëndesha e drejtësisë me peshore dhe shpatë

Justitia, Perëndia e drejtësisë me peshore dhe shpatë

Dorëzmi i këtij raporti sot në Parlament do të thotë njëherazi hapja e rrugës për fillimin e procedurave të shkarkimit të Prokurorit të Republikës nga ana e maxhorancës së djathtë.

Burime zyrtare nga Komisioni Parlamentar që njihet si "Sollaku 2" thanë sot për DW-në, se raport i sapodorëzuar do të diskutohet dhe votohet në seancën më të afërt plenare. Brenda një kohe rekord, i mbështetur në raportin e Ministrisë së Drejtësisë dhe në atë të Ministrisë së Brendshmë për aktivitetin 2006- 2007 të Prokurorisë së Përgjithshme dhe kreut të saj, Theodhori Sollaku, komisioni arriti në konkluzione që e rëndojnë numrin 1 të akuzës në Shqipëri.

Raporti akuzon për shkelje të rënda të ligjit

Të dhëna dhe fakte të nxjerra nga raportet e dy ministrive flasin për shkelje të rënda të ligjit nga ana e Prokurorit të Republikës. Sipas tyre Sollaku nuk ka firmosur ekstradimet për 210 të dënuar jashtë kufinjve të Shqipërisë, ndërkohë që të tjerë nuk janë arrestuar dhe ende lëvizin lirshëm në territorin e vendit. Shkelja tjetër e rëndë mbështetet në raportin e Ministrisë së Drejtësisë. Sipas tij, Prokurori i Republikës ka liruar të burgosur në bazë të raporteve fallco, ku ata rezultojnë si të burgosur që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme, në një kohë kur kjo nuk ka qenë e vërtetë.

Opozita kundërshton të marrë pjesë

Raporti mban firmën vetëm të anëtarëvë të komisionit dhe kryetarit të tij, që i përkasin maxhorancës. Pesë anëtarët e opozitës nuk morën pjesë në asnjë nga seancat e komisionit Sollaku 2. Vetë Prokuroi i Republikës i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta shpallë antikushtetues komisionin hetimor dhe praktikat e tij të hetimit, të bazuara në raporte dhe jo në fakte. Bojkoti i komisionit nga opozita ka shumë gjasa të ndiqet edhe me bojkot të seancës plenare, ku do të votohet ky raport.

A do të arrijë maxhoranca të shkarkojë Prokurorin e Republikës në këtë tentativë të dytë?

Shanset janë më afër se kurrë për t´i dhënë një përgjigje me "po" kësaj pyetjeje. Ndryshe nga viti i kaluar kur komisioni hetimor Sdollaku 1 dështoi pasi vendimi i Parlamentit nuk u dekretua nga Presidenti i atëhershëm, Alfred Moisiu, tani kjo pengesë nuk ekziston. Presidenti, i zgjedhur në verën e kaluar Bamir Topi, ish kryetar i deputetëve demokratë, e ka bëre të qartë se është pro shkarkimit.

  • Data 02.11.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0LH
  • Data 02.11.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0LH