Tiranë: Protestë paqësore për 20 shkurtin | Ballkani | DW | 20.02.2014
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tiranë: Protestë paqësore për 20 shkurtin

Në 23 vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit komunist Hoxha opozita e djathtë zhvillon protestë paqësore kundër qeverisë së majtë Rama.

Protesta e opozitës së djathtë e zhvilluar sot (20.02) pasdite në Tiranë përfundoi në mënyrë paqësore. Mijëra pjesëmarrës marshuan nga sheshi Skëndërbe ku më 20 shkurt 1991 Lëvizja Demokratike Studentore e Dhjetorit i priu rrëzimit të shtatores së diktatorit komunist Enver Hoxha në sheshin përballë kryeministrisë. Në fjalën e tij, Kryetari i PD, Lulzim Basha, tha se protesta jo vetëm përkujton ngjarjen historike të 20 shkurtit 1991 por drejtohet kundër qeverisë së majtë

“Sot 23 vite më pas Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm, po zhbëhen, cënohen nga Rama-Meta vlera të rëndësishme si liria, e drejta, vota e lirë, shteti ligjor e demokracia.“

Sipas tij qeveria Rama nuk po mban premtimet elektorale për shëndetësi falas, uljen e papunësisë, uljen e taksave, legalizimet e ndërtimeve pa leje falas. Kryetari i PD, akuzoi qeverinë Rama se po rrezikon “marrjen në qershor të statusit të vendit kandidat për anëtarsim në BE”. Ai tha se protestat e opozitës do të vazhdojnë.” Populli do të marrë vetë në dorë cështjen e statusit. Integrimi europian nuk u përket partive politike por popullit” theksoi në fjalimin e tij para selisë së kryeministrisë , Lulzim Basha .

Protesta përfundoi pa asnjë incident. Më shumë se 50 police femra qëndruan në kordonin përpara Kryeministrise, në rrethin e pare te sigurise.

Qeveria e majtë Rama erdhi në pushtet në shtator të vitit të kaluar, pas fitores së thellë të zgjedhjeve parlamentaretë 23 qershorit 2013, duke çuar në opozitë PD pas 8 vitesh qëndrimi në pushtet.