1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tiranë, Presidenti Topi kritikon mosmiratimin nga parlamenti të 5 dekreteve të tij

Vetëm pak orë pasi parlamenti rrëzoi 5 propozimet e presidentit për 5 kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Bamir Topi i komentoi ato si "një ekzekutim politik".

Parlamenti i Tiranës

Parlamenti i Tiranës

Presidenti Topi ishte mjaft i rreptë me votën kundër që deputetët e djathtë dhanë për 5 dekretet e tij. Sa i takon futjes në rendin e ditës të votimit të dekreteve ai e quajti këtë një fitore të demokracisë, pasi për një muaj rresht mazhoranca i kishte përshkruar ato si dekrete antikushtetuese.

Fakti që dekretet u futën në procedurë normale votimi ishte një argument se palët që e kundërshtuan ishin të ndërgjegjësuara se gjithshka ishte në rregull me Kushtetutën", deklaroi Bamir Topi duke shtuar se atij i kishin dhënë të drejtë për ligjshmërinë e dekreteve dhe institucione kopetente që supervizojnë ligjishmërinë në institucionet e drejtësisë ne Shqipëri.

Sa i takon votimit kundër nga rradhët e mazhorancës, presidenti Bamir Topi e quajti këtë si një "ekzekutim politik" i kandidaturave. "Këto kandidatura janë zgjedhur me shumë kujdes dhe në bazë të konsultimeve të gjëra, për CV-në karrierën dhe integritetin e këtyre personave".

Presidenti u ndal më shumë tek kandidaturat e ish gjyqtarit të Gjykatës Europiane të Strasburgut për 9 vjet Kristaq Traja dhe përfaqësuesi i shoqatës së ish të përndjekurve politikë Mehdi Bici.
Tashmë presidentit i duhet që sipas ligjit të dërgojë në parlament emra të rinj për vendet vakant në Gjykatën e Lartë, e cila prej kohësh nuk kryen veprimtari normale nga mungesat e disa anëtarëve të saj që i ka mbaruar mandati.

  • Data 17.06.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ELec
  • Data 17.06.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ELec