1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tiranë: PD dhe PS pro ndryshimeve në Kushtetutë për reformën elektorale

Dy partitë kryesore në Shqipëri, PD dhe PS, janë afër konkretizimit të marrëveshjes mes tyre për të ndryshuar sistemin elektoral ekzistues. Kjo do të arrihet me ndryshimet e duhura në Kushtetutë.

Zgjedhje, shkurt 2007

Votim, shkurt 2007

Partia Socialiste ka paraqitur një kërkesë në mbledhjen e kryesisë së parlamentit, që në rendin e ditës së këtij institucioni të futen propozimet mbi ndryshimin në Kushtetutë, të cilat kanë lidhje me reformën zgjedhore. Mbledhja e kryesisë e ka miratuar këtë propozim duke shënuar kështu hapin e parë konkret në hartimin dhe miratimin e një ligji të ri elektoral.

Kryetarja e grupit parlamentar të PS, Valentina Leskaj, u shpreh se sistemi i ri proporcional rajonal që do të aplikohet është një largim prej sistemit aktual te deformuar zgjedhor. Ajo ftoi dhe partitë e tjera parlamentare që të jënë pjesë e debatit ne parlament për këto propozime të rëndësishme.

Menjëherë ka reaguar dhe Partia Demokratike në lidhje me propozimet e PS-së. Kryeministri Sali Berisha tha se do të shikohen me seriozitet këto propozime nga ana e mazhorancës. Ai ka vlerësuar bashkëpunimin pozitë opozitë për probleme madhore siç është reforma elektorale apo ajo në drejtësi.

Por gjatë ditës së hënë propozimi i socialistëve për systemin proporcional në 12 rajone është kritikuar nga partitë e vogla parlamentare. Sipas Arjan Madhit, që drejton grupin e deputetëve republikanë, PS-ja me propozimet e saj ka anashkaluar komisionin e reformes zgjedhore.

Paskal Milo i Partisë Demokracia Sociale tha se shpreson që akordi PD dhe PS të mos marrë votat e nevojshme në parlament. Nëse kjo ndodh Milo paralajmëroi hedhjen e çështjes në gjykatën kushtetutese, ose zgjidhjen e saj me anë të referendumit popullor.

  • Data 10.03.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DLtX
  • Data 10.03.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DLtX