1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tiranë: Parlamenti debaton për produktet ushqimore jashtë standarteve dhe rrezikun për qytetarët

Dyshimet që janë trajtuar në media për hyrjen në tregun shqiptar të një kontigjenti të konsiderushëm vaji ushqimor nga Greqia, me përbërje të lëndëve të rrezikshme për blerësit është bërë temë debati në parlament.

Tregu i perimeve, Tiranë

Tregu i perimeve, Tiranë

Përfaqësuesit e opozitës ngritën shqetësimin për atë që ata e quajtën indiferencë dhe neglizhencë nga ana e autoriteteve shtetërore të doganave dhe institucioneve që kontrollojnë cilësinë dhe afatet e skadencës për çdo produkt që importohet nga vende të tjera dhe hyn në tregun shqiptar.

Deputeti i Partisë Socialiste, Flamur Hoxha, ju referua rastit të një sasie të konsiderueshme të vajit ushqimor që ka hyrë para pak kohe nga vendi fqinj Greqia, dhe për të cilin në opinion dhe në media ishte hamendësuar se përmbajtja e produktit kishte dhe elementë mjaft të rrezikshëm për jetën e njerëzve. Vaji ushqimor përflitet se është i përzjerë, sipas Hoxhës me vaj lubrifikant "me përmbajtje të lartë dioksdi dhe elementë kancerogjenë.

Si është e mundur që këto raste na i zbulojnë vetëm të huajt?

Cilat janë ato produkte dhe në çfarë sasie janë, që kalojnë nën etiketën "Buono per Albania" dhe që kanë çuar në raste ekstreme për qytetarët anëkënd Shqipërisë?" pyeti në sallën e parlamentit të hënën në mbrëmje deputeti socialist.

Por ministri i Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit , Jemin Gjana, i quajti këto deklarime si spekulime dhe mashtrime të medias, të cilat "mbërrijnë për fat të keq dhe në sallën e parlamentit." Ministri Gjana garantoi deputetët dhe opinionin se në territorin e Shqipërisë nuk ka hyrë ndonjë kontigjent vaji ushqimor me përbërje të tillë. Në çdo rast, sipas ministrit mallrat ushqimore shoqërohen me dokumentacion të rregullt dhe sipas standarteve. Por, pavarësisht nga kjo në rastet kur ka patur sinjalizime nga qytetarët apo shoqatat e mbrojtjes së konsumatorëve janë bërë verifikime dhe analiza për rastet e dyshuara, siç ka qënë sipas tij dhe rasti i vajit ushqimor që ka mbërritur pak kohë më parë nga Greqia për në tregun shqiptar.



  • Data 20.05.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E2yP
  • Data 20.05.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E2yP