1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tiranë - Opozita me qëndrim të unifikuar

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Sali Berisha përmes një mocioni shkarkimi në Parlament.

Parlamenti shqiptar

Parlamenti shqiptar

Mocioni për shkarkimin e kryeministrit Berisha është produkti i parë i bashkëpunimi të opozitës dhe qëndrimitt ë saj të unifikuar lidhur me aksionin politik për të ndryshuar situatën në vend.

Opozita thotë se Berisha po i bën presion drejtësisë

Për opozitën situata perceptohet e rënduar me të drejta dhe liri demokratike të cënuara. Heshtja e deritanishme e Drejtësisë për Gërdecin dhe vdekja ende në rrethana misterioze e dëshmitarit kryesor Kosta Trebicka, janë argunentat e reja të opozitës për të arritur në konkluzionin se kryeministri Berisha po i bën presion drejtësisë dhe se në Shqipëri qytetari nuk ka siguri për jetën.
Për të ndryshuar situatën opozita ia doli mbanë të bashkohet ditët e fundit në një aksion të unifikuar politik që fillon me mocionin e shkarkimit të kryeministrit si përgjegjësi kryesor, sipas saj, për situatën. "Jemi për objektiva dhe veprime konkrete të opozitës, në Parlament dhe jashtë tij, që imponojnë dorëheqjen e Berishës sot dhe jo në vitin 2009," tha Ilir Meta, kreu i LSI dhe aleati i vështirë i PS.

A do të realizohet dorëheqja e Berishës?

Në bazë të ndryshimeve kushtetuese, në 21 prillin e kaluar, Parlamenti shkarkon një kryeministër më shumicë të thjeshtë votash, 50 plus 1, të 71 deputetëve të pranishëm në sallë, ndryshe nga më parë kur votat pro shkarkimit duhet të ishin 50 plus 1 numrit të gjithë deputetëve pra 71 vota në Parlamentin me 140 deputetë të Shqipërisë. Meta nuk ngurron t´u kujtojë socialistëve dhe aleatëve të majtë pse ai deri dje i konsideronte kundershtarë: "U kujtoj gjithë opozitarëve sot, që votuan pro ndryshimeve kushtetues se tani është shumë më e vështirë se para ndryshimeve për të shkarkuar Berishën. Duhen 71 deputetë të pranishën në sallë për ta shkarkuar, dhe pastaj prapë 71 për të miratuar një kryeministër tjetër."

Për kreun e PSD, Skënder Gjinushi kjo nuk është e vështirë. Ai shpreson në votën e deputetëve të djathtë, që guxojnë të dalin kundër vijës zyrtare të PD, lider të maxhorancës parlamentare.
"Ka shumë deputetë edhe të djathtë që e kuptojnë se duhet të ndalet krimi, që e kuptojnë se duhet të shkëputen nga krimi," tha Gjinushi.

Për socialistët kauza e tyre duhet të bëhet kauze e gjithë shoqërisë

Krahas mocionit për shkarkimin e Berishës opozita paraqitet e bashkuar edhe në protestën që ajo do të drejtojë sot pasdite në Sheshin Skëndërbej, në Tiranë. Për socialistët kauza e tyre duhet të bëhet kauze e gjithë shoqërisë. "Ftoj gjithë shqiptarët të marrin pjesë në protestën e sotme," u bëri thirrje qytetarëve kryetarja e deputetëve socialistë, Valentina Leskaj.

Por për demokratët situata në Shqipëri është krejt ndryshe nga perceptimi i opozitës. "Të bësh protesta në vitin 2009 për sigurinë është një çudi e madhe, Brukseli, Uashingtoni, institucione ndërkombëtare financiare dhe ekonomike pohojnë se Shqipëria po jeton momentin e saj më të mirë," shprehet deputeti i PD, Ferdinand Xhaferri.

Megjithatë ka edhe deputetë të PD, si rebeli Spartak Ngjela për të cilin Shqipëria nuk është në momentin më të mirë dhe që i bashkohet perceptimit të opozitës për situatën aktuale.

DW.COM

  • Data 19.09.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FLKY
  • Data 19.09.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FLKY