1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tiranë: Ndërkombëtarët presion për projektligjin “e dosjeve”

Sipas OSBE-së, projektligji për pastërtinë e figurave të zyrtarëve e të zgjedhurve 'cënon disa nene kushtetuese dhe duhet të ketë diskutime gjithëpërfshirëse për të'.

Logoja e OSBE-së

Megjithëse mazhoranca e djathtë e ka shpallur si të mbyllur çështjen e miratimit të projektligjit për dosjet, duket se deri tek votimi përfundimtar në parlament do të kalojë ende kohë. Kjo për shkak të presionit që po bëjnë faktorët ndërkombëtarë, për rishikimin dhe ridiskutimin e projektligjit për të evituar elementët e shkeljeve të Kushtetutës.

OSBE: projektligji cënon disa nene kushtetuese

Shefi i përfaqësisë së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Robert Bosh (Bosch), foli hapur kur tha se në përmbajtjen e projektligjit kishte cënim të ligjit themelor të shtetit. Duke folur mbi këtë çështje ambasadori Bosh u shpreh se "projektligji cënon disa nene kushtetuese dhe duhet të ketë diskutime gjithëpërfshirëse për të”. Sipas tij një kontribut për këtë cështje mund të jepte dhe ekspertiza ndërkombëtare, duke shprehur gatishmëri se edhe organizata e tij mund ta mbështeteste këtë proces.

Ambasada e SHBA: shqyrtimi i mëtejshëm të përfshijë pikëpamjet e ekspertëve ndërkombëtarë

Qëndrimi i shefit të OSBE-së vjen pas reagimit të drejtpërdrejtë që artikuloi qeveria e SHBA, nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë. Në deklaratën e ambasadës kërkohej të shfytëzohej koha "për reflektim të matur dhe debat të hapur publik, të nevojshëm për një projektligj që ngre shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore." Në deklaratën e ambasadës së SHBA thuhet më tej se "nxisim fuqimisht që shqyrtimi i mëtejshëm i këtij projektligji të përfshijë pikëpamjet e ekspertëve ligjorë ndërkombëtarë për të siguruar përputhjen e tij të plotë me standartet ndërkombëtare".

Nga mazhoranca nuk ka reagime, nëse ditën e hënë do të bëhet votimi në parlament i draftit aktual, apo do të ketë kthim të procesit nga fillimi.

(AUD)

DW.COM

  • Data 18.12.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GIdK
  • Data 18.12.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GIdK