1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tiranë : Ministri Basha thirret i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme

Akuza kryesore: Shpërdorim detyre ne me nje dëm prej 232 milion eurosh ndaj buxhetit te shtetit

Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës

Olta Zhiti, zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme, pohoi sot për DW se "Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, është thirrur si i pandehur prej organit të akuzës. Pas 21 muajsh hetimi ky organ e akuzon atë për shpërdorim detyre kur ka qenë në postin e Ministrit të Transporteve dhe kur kjo ministri kreu tenderin ndërkombëtar të autostradës Durrës- Kukës, ku fituese u shpall kompania amerikano - turke Bechtel & Enka. Ish ministri i Transporteve akuzohet për shpërdorim detyre që i ka shkaktuar një dëm të madh financiar buxhetit të shtetit."

Kukës

Kukës



Zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme, Olta Zhiti i tha sot DW se "grupi i ekspertëve kontabël, i ngritur nga organi i akuzes, ka siguruar prova për abuzime të mëdha financiare dhe përfitime të paligjshme në ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen - Kalimash, pjesë e autostradës Durrës- Kukës, abuzime që i kanë sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 232 milion euro."

Gjykata vendos nëse do të hapet proces gjyqësor apo çështja do të mbyllet

Nesër, të enjten, më 27 nëntor, ish Ministri i Transporteve, aktualisht Ministër i Jashtëm, Lulzim Basha, do të paraqitet në Prokurorinë e Përgjithshme në cilesinë e të pandehurit, për të dhënë shpjegime lidhur me akuzën e mësiperme. Por mbi të rëndojnë edhe akuza të tjera si shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, dhe presion ndaj personave që ushtrojne funksione publike për të favorizuar në tenderin ndërkombëtar kompaninë Bechtel & Enka.

Ministri Lulzim Basha, ministri kroat i jashtëm Gordan Jandrokovic dhe ai finlandez, Alexander Stubb

Ministri Lulzim Basha, ministri kroat i jashtëm Gordan Jandrokovic dhe ai finlandez, Alexander Stubb

Ministri Basha pranon thirrjen si i pandehur

Nga Brukseli, ku i pandehuri Lulzim Basha ndodhet për vizitë zyrtare, ai ka deklaruar se pranon fletëthirrjen e Prokurorisë së Përgjithshme. Pas kësaj dosja e tij, nga Prokuroria e Përgjithshme, konsiderohet e plotë. Organi qëndror i akuzës do t`ia kalojë atë Gjykatës së Faktit në Tiranë, menjëherë pas përfundimit të dhënies së shpjegimeve nga Basha në cilësinë tanimë jo të dëshmitarit si deri me dje, por të të pandehurit. Do të jete Gjykata ajo që do të vendosë në bazë të fakteve dhe rezultateve të hetimeve nëse ndaj Lulzim Bashës do të hapet apo jo një proces gjyqësor.

Kodi penal i Shqipërisë parashikon një dënim prej 12 vitesh heqje lirie me akuzat që Prokuroria e Përgjithshmne i ka drejtuar Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha. Atij iu hoq imuniteti i deputetit të PD kohë më parë, për t`i hapur rrugën një hetimi të pavarur nga organi i akuzës.


  • Data 26.11.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G2Mb
  • Data 26.11.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G2Mb