1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tiranë: kompromisi për reformën në drejtësi në pikëpyetje?

Kompromisi mazhorancë-opozitë i një dite më parë vihet në pikëpyetje pas deklaratës për ndryshime nga ana e PD-së, por kreu i saj e hedh poshtë këtë, duke theksuar se nuk ka kërkesë për ndryshime.

Tirana Parlament

Në Parlamentin e Shqipërisë të enjten (21.07) votohet paketa e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Miratimi i reformës në drejtësi konsiderohet një ngjarje historike që përmes ndryshimeve kushtetuese përmbys pothuajse krejtësisht sistemin aktual të drejtësisë, që për më shumë se dy dekada u bë sinonimi i korrupsionit, i ryshfetit dhe shit-blerjes së drejtësisë.

Votimi vjen pas një angazhimi 18 mujor të politikanëve, ekspertëve vendas dhe të SHBA-së e BE-së dhe përpjekjeve këmbëngulëse të faktorit ndërkombëtar për një votë konsensuale për të garantuar legjitimitetin e reformës dhe mundësuar zbatimin e saj. Vota konsensuale e 140 anëtarëve të Parlamentit u duk se u bë e mundur një ditë më parë të mërkuën (20.07) pas arritjes së kompromisit mes qeverisë dhe opozitës . Por tani vota konsensuale është vënë në pikëpyetje. Kjo sepse kompromisi u bllokua disa orë pasi u arrit. Shkak u bë një kërkesë e re e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Ai kërkoi që organet e reja në sistemin e drejtësisë Këshilli Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të ngrihen me të njëjtën formulë si Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ose Vetting-u: 3 anëtarë nga maxhoranca dhe 2 nga opozita. Por kjo kërkesë ka ngjallur reagime të forta nga SHBA-ja dhe BE-ja.

SHBA: thirrje deputetëve për një votë individuale pro reformës

Ambasada e SHBA-së në Tiranë në deklaratën e saj e konsideron të “papranueshme kërkesën e re të kreut të opozitës, Basha pas arritjes së një marrveshjeje mes qeverisë dhe opozitës”

“Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin që kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE”, theksohet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Në këto kushte SHBA-ja u bën thirrje “anëtarëve të Parlamerntit që individualisht ta miratojnë reformën” sot në Parlament. Ndërsa BE i sjell ndërmend kreut të opozitës Basha dakortësinë që arriti me komisionerin Johhanes Hahn dhe vlerat individuale. ”Shpresojmë që kjo dakortësi është e vlefshme në tërësinë e saj. Kjo është është çështje kredibiliteti personal dhe politik” ka reaguar delegacion i BE-së në Tiranë.

Lulzim Basha: kërkesa e re është mashtrim

Por kur pritet fillim i seancës parlamentare për të miratuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë reformës në drejtësi kreu i opozitës Basha sapo hodhi poshtë deklaratën e SHBA-së: Nuk kam kërkuar kushte të reja pas marrëveshjes. Eshtë mashtrim! Ky është mashtrim i pacipë.”

Por duket e vështirë që SHBA dhe BE bëjnë deklarata të tilla kaq të forta pa verifikuar vërtetësinë e zhvillimeve të reja në një situatë që është ndjekur prej tyre në mënyrë skrupuloze dhe me angazhim maksimal. Sipas analistëve ka politikanë që e kundërshtojnë reformën, pasi tremben që nga përballja me drejtësinë ata mund të arrestohen dhe dënohen.

Reforma në drejtësi është kushti kryesor që BE-ja i ka vënë Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Por para se këto negociata të hapen BE-ja kërkon të shohë fillimin e zbatimit të reformës.

DW.COM