1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tiranë: Ilir Rusmajli dorëzon postin e Ministrit të drejtësisë

Ministri i Drejtësisë Ilir Rusmajli e motivoi dorëheqjen me dy arsye: e para për të ardhmen e karierrës së tij si politikan dhe imazhin e figurës së tij morale, e dyta për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit.

Tiranë

Tiranë

"Jap dorëheqjen time nga posti i Ministrit të Drejtësisë, tha ai të mërkurën në Tiranë, në emër të moralit si politikan dhe të fitores së betejave në luftën kundër korrupsionit."

Opozita kërkoi të martën në mbrëmje dorëheqjen e Rusmjalit pas dorëheqjes dhe deklaratave të një vartësi të tij: Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në Shqipëri, Saimir Sherhri. Ai deklaroi në mediat televizive të pavarura të Tiranës se "nuk mund të punonte me një Ministër Drejtësie si Rusmajli, që ishte i korruptuar dhe përpiqej të favorizonte familjartët e tij për të marrë tenderat me fonde publike."

Bashkë me të tilla deklarime rrjetet televizive të Tiranës transmetuan edhe një bisedë telefonike të përgjuar, ku dëgjohej zëri i Ilir Rusmajlit tek i kërkonte kryetarit të komisionit për tenderin e ristrukturimit të godinës së paraburgimit në Durrës, favorizimin e një familjari të tij. Bashkë me dorëheqjen ish Ministri i Drejtësisë Rusmajli, kërkoi edhe hapjen e hetimeve për ish Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, i cili akuzohet prej tij për lirim të burgosurish të rrezikshëm.

Aktin e dorëheqjes, Rusmali e vlerësoi përsëri si të dobishëm për të kryer këto hetime. Por ai nuk përgënjeshtroi zërin e tij në telefonatën e përgjuar. Përgjimi i saj ngre një problemn tjetër: a është i ligjshëm një përgjim i tillë pa lejen e organeve të autorizuara?

Ilir Rusmajli erdhi në fillim të këtij viti në postin e Ministrit të Drejtësisë pasi kishte mbajtur për rreth një vit detyrën e zëvendëskryeministrit në qeverinë e sapodalë të Berishës, nga zgjedhjet parlamentare të korrikut 2005.

  • Data 14.11.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CDrH
  • Data 14.11.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CDrH