1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tiranë - hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Kryeministri maqedonas Gruevski deklaroi në Tiranë se Shkupi do të niset nga interesat kombëtare në qëndrimin e tij zyrtar ndaj njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës.

default

Liqeni i Ohrit që lag Shqipërinë dhe Maqedoninë

Marrëveshja e saponënshkruar në Tiranë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë mund të shihet si modeli i heqjes së vizave në Ballkanin e nesërm: lëvizje e lirë qytetarësh, mallrash, idesh, kulturash të krejt një rajoni që ecën drejt integrimit në BE. Ajo mund të konsiderohet si një hap tjetër - hapi i parë ka qenë heqja e vizave mes Shqipërisë dhe Kosovës - në krijimin e një zone Shengen per Ballkanin, si paradhomë e integrimit në familjen evropiane.

Heqja e vizave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë krijon nga ana tjetër edhe një klimë të re bashkëpunimi dhe besimi të ndërsjelltë mes dy vendeve, marrëdheniet e të cilave kanë kaluar me ulje dhe ngritje.

Kryeministri Berisha duke përshëndetur nënshkrimin e saj i cilësoi mosmarrveshjet mes dy vendeve „të amplifikuara nga mediat dhe të bazuara në flamujt e rreckosur të nacionalizmit“

Kryeministri maqedonas, Gruevski e konsideroi marrëveshjen e heqjes së vizave një hap të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje.
Si një tregues konkret të një klime të re në marrdhëniet Shkup-Tiranë ai paraqiti planet e qeverisë së tij për të përfunduar brenda këtij viti disa segmente të rëndësishme të te korridorit të tetë, projektit madhor rajonal, që do të realizojë kalimin tranzit të gazit nga Kazakistani, përmes Turqisë, Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë drejt Perëndimit. Palët ranë dakort edhe për hapjen në zonën e njohur me emrin Trbisht- Zepisht të një pike të re kufitare.

Kosova dhe njohja e pavarësisë së saj nga ana e Shkupit ishte një pikë tjetër e rëndësishme në bisedimet Gruevski- Berisha. Qeveria e kryeministrit Gruevski nuk ka vendosur ende qëndrimin e saj për këtë çështje. Parimi mbi të cilin ajo do ta vendosë, tha kryeministri Gruevski do të jenë mbrojtja e interesave kombëtare dhe koordinimi me faktorin ndërkombëtar. Nga Tirana kreu i qeverisë së Shkupit ka përgëzuar Prishtinën për angazhimn e saj ne zbatimin e planit Ahtisari.
  • Data 20.02.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DASM
  • Data 20.02.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DASM