1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tiranë: Drejtori i burgjeve jep dorëheqjen

Në Tiranë jep dorëheqje, Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve Saimir Shehri. "Nuk punoj dot me një Ministër Drejtësie të korruptuar" deklaroi ai të martën arsyen e dorëheqjes.

Burgu i Tiranës

Burgu i Tiranës, Forografinë e ka bërë kolegu Arben Muka në kuadër të një reportazhi

Abuzim i Ministrit të Drejtësisë me detyrën, bllokim tenderash dhe fondesh publike për të përfituar familjarët e tij. Me të tilla akuza të rënda, Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve të Shqipërisë, Saimir Shehri, dha të martën dorëheqje të parevokueshme. "Nuk mund të bashkëpunoj me një monstër që bllokon fondet dhe mbarëvajtjen e punëve në burgje" tha ai në një konferencë shtypi, në Tiranë. "Largohem me shpresën se shumë shpejt Shqipëria do të pastrohet nga grabitqarët dhe hajdutët."

Drejtori i burgjeve akuzon Ministrin e Drejtësisë për korrupsion

Sipas numrit 1 të sapodorëhequr të burgjeve, rasti i Ministrit të Drejtësisë Rusmajli, lidhet me tenderin për ndërtimin e një godine të re për të paraburgosurit në Durrës."Jap dorëheqjen, tha të martën, Sdauimir Shehri, pasi nuk pranoj të bashkëpunoj me një Ministër, si Ilir Rusmajli, vëllai i të cilit vjen të përfitojë dhe të marrë në mënyrë të pamerituar tenderin e ndërtimit të godinës për të paraburgosurit."

Ministri i drejtësisë i hedh akuzat poshtë

Por, Ilir Rusmajli, që erdhi në krye të Ministrisë së Drejtësisë nga posti i zëvendëskryeministrit, numri 2 në pushtetin Ekzekutiv pas Sali Berishës, i hedh poshtë akuzat e ish vartësit të tij. Sipas tij dorëheqja ka ardhur thjesht si një një alibi për paaftësinë e tij profesionale, e cila ka penguar kryerjen e reformave në sistemin e burgjeve të Shqipërisë. "Dorëheqja e tij nuk do të ndikojë negativisht në procesin e reformave të rëndësishme që po ndërrmerren në sistemin e drejtësisë. Ministri i drejtësisë nuk mund të jetë viktimë e presioneve të ulta që mund t´i bëhen për të mbuluar paaftësinë," tha Ilir Rusmajli.

Burgjet shqiptare vuajnë

vuajnë Saimir Shehri erdhi në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve para dy vitesh, me angazhimin për të përmirësuar sistemin e burgjeve dhe sidomos kushtet në dhomat e paraburgimit, ku Shqipëria ka marrë kritika serioze nga organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe Këshillit të Europës.

Së fundi zbulohen disa afera korrupsioni

Akuzat e tij ndaj Ministrit të Drejtësisë Ilir Rusmajli, për korrupsion publikohen në një kohë kur disa zyrtarë të lartë, të arrestuar, me përkatësi politike tek forcat e djathta në pushtet po hetohen për korrupsion dhe abuzime me detyrën, për tenderin e rrugës Durrës- Kukës. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar edhe heqjen e imunitetit të Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, për të cilin Prokuroria e Përgjithshme ka deklaruar se zotëron dokumenta për përfshirje në afera korruptive ne tenderin e rrugës Durrës- Kukës, Morinë.

  • Data 13.11.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CDSo
  • Data 13.11.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CDSo